Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku Prishtinë: bashkohuni me ne në prezantimin e Projektit Ideor!

Komuna e Prishtinës dhe UN-Habitat-i kanë kënaqësie të ju mirëpresin Të gjithë Juve të enjten, më 10 dhjetor 2015, nga ora 16:15 deri në orën 17:45 në kolegjin "Iliria" ku do të bëhet prezantimi dhe diskutimi i Projektit Ideor për hapësirën e "ish-tregut të gjelbër" në lagjen Bregu i Diellit.

Projekti ideor ka rrjedhur nga zgjedhja përfundimtare projektuese në Minecraft, të zhvilluar nga banorët dhe miqtë e Bregut të Diellit, gjatë një punëtorie katër ditore të mbajtur në shtator.

Ejani dhe bashkohuni me ne, ne vlerësojmë idetë tuaja!

"Bllok pas Blloku" është një partneritet inovativ ndërmjet UN-Habitat-it dhe Mojang, krijuesit e lojës Minecraft. Ky partneritet, ka për qëllim involvimin e grupeve të ndryshme të interesit në projektimin e hapësirave publike drejt planifikimit gjithëpërfshirës dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje