Lajme dhe Ngjarje

Shkëmbimi dhe diskutimi i përvojave, mësimeve të nxjerra dhe sugjerimeve për hapat e mëtutjeshëm gjatë Punëtorisë së Kapitalizimit të Përvojave!

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP), në koordinim me partnerët nga qeveria qendrore, komunat dhe shoqëria civile, mbajtën më 9 mars 2016, në Prishtinë, Punëtorinë e Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?".

Duke qenë i përgatitur nga përvoja e MuSPP-it në zhvillimin dhe shpalosjen e Përmbledhjes së Udhëzuesve gjatë vitit të fundit, Punëtoria mëtoi të jap një platformë për shkëmbin të përvojave të përbashkëta dhe personale gjatë atij procesi, shqyrtim të ndikimit të trajnimeve dhe eksplorim të përbashkët të shtigjeve për të ardhmen. Në një atmosferë të relaksuar dhe konstruktive, Evenimenti mblodhi rreth 70 pjesëmarrës të përbërë nga trajnerët e MuSPP-it, të trajnuarit dhe partnerët kyç nga qeveria qendrore dhe lokale.

Znj. Gwendoline Mennetrier, Udhëheqëse e MuSPP-it, hapi takimin duke e theksuar rëndësinë e Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve që rezultoi me një grup prej 30 trajnerëve të cilët trajnuan 400 pjesëmarrës nga e gjithë Kosova. Ajo theksoi vlerën e këtyre trajnimeve në mbështetje të qasjes planifikuese me shfrytëzim të kapaciteteve brenda-institucionale (in-house) dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit të kontribuojnë në mënyrë aktive në kapitalizimin e përvojave të fituara përgjatë gjithë rrugëtimit të trajnimeve të MuSPP-it.

Një prezantim rikujtues nga MuSPP-i përmblodhi procesin e shpalosjes së Udhëzuesve të MuSPP-it, rezultatet dhe mundësitë që vijnë nga to, me theks të veçantë në arritjet dhe vlerësimin e trajnimeve të mbajtura në tre cikle, respektivisht Andragogjia, Trajnimi i Trajnerëve (TiT) dhe Trajnimi i Grupeve të Synuara (TGS). Gjatë ciklit të fundit, qasja e MuSPP-it u prezantua përmes katër moduleve tematike në pesë rajonet e Kosovës te pjesëmarrësit që vinin nga 38 komuna, ministri partnere, organizata joqeveritare, universiteti dhe sektori privat. Trajnimet u vlerësuan relativisht në mënyrë pozitive dhe të pasura sa i përket shkëmbimeve në mes të personave me etni dhe prejardhje profesionale të ndryshme.

Përmbledhja e videos dhe fotografive "Momente nga Shpalosja e Udhëzuesve të MuSPP-it", duke ilustruar atmosferën dinamike dhe bashkëvepruese e cila mbretëroi gjatë trajnimeve, ngjalli mjaftueshëm kujtime individuale dhe të përbashkëta të gjithë rrugëtimit të kaluar së bashku dhe në të njëjtën kohë rigjallëroi shkëmbimet dhe diskutimet në mes të gjithë pjesëmarrësve.

Trajnerët dhe të trajnuarit jo vetëm që patën rastin që përmes prezantimit interaktiv të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendimet, përvojat, praktikat më të mira dhe sfidat e Andragogjisë, TiT-së dhe TGS-së; por ata dhanë edhe kontributin në grupet e tyre respektive punuese bazuar në atë se kujt grup i takonin (trajnerë, të trajnuar nga qeveria dhe të trajnuar nga OJQ-të). Grupet punuese të lartpërmendura artikuluan qartë mësimet e nxjerra dhe përfitimet nga trajnimet, njohuritë e fituara, ndikimet që patën trajnimet në punën e tyre çdo-ditore si dhe nevojat për më shumë trajnime dhe mbështetje pasuese.

Për arsye se shpalosja e suksesshme e Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it mundë të rezultojë në mundësi të mëtejshme, Punëtoria bëri gjithashtu edhe eksplorim për shtigjet e së ardhmes që rezultoi me rekomandime produktive nga trajnerët, të trajnuarit si dhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Institutit Kosovar të Administratës Publike dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Rëndësi e veçantë iu dha institucionalizimit të moduleve trajnuese në institucionet vendore, rritjes së audiencës së synuar të trajnuarve, masave që duhen ndërmarrë për rifreskimin e materialeve trajnuese sipas ndryshimeve të fundit në legjislacion ose dokumente relevante ose për të zhvilluar module trajnimi të reja/shtesë në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e trajnimeve dhe të farkohen aleancat për bashkëpunim ndër-komunal.

MuSPP-i mori me vete informacion, ide dhe sugjerime shumë të vlefshme që u dhanë në Punëtori. MuSPP-i gjithashtu do të iniciojë institucionalizimin e moduleve trajnuese të tij dhe trajnerëve brenda Institutit Kosovar për Administratë Publike në mënyrë që nga trajnimet në fjalë të lidhura me planifikimin hapësinor të përfitojnë edhe trajnerë të ardhshëm.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje