Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku Prishtinë – shikoni dokumentarin!

Në fillim të vitit 2015, UN-Habitat-i në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës u bashkuan në fushën e planifikimit dhe menagjimit të hapësirave publike dhe zhvillimit të politikave përkatëse.

Pilot aktivitetet përfshijnë përmirësimin me pjesëmarrje të një hapësire publike me prioritet, që është lokacioni “ish-Tregu i Gjelbërt” në lagjen Bregu i Diellit, duke përdorur lojën Minecraft si një mjet për mobilizim dhe angazhim të qytetarëve.

Videoja e mëposhtme paraqet Procesin dhe Rezultatet e deritanishme të Iniciativës Minecraft: nga Minecraft punëtoria e mbajtur në shtator 2015, gjatë së cilës pjesëmarrësit patën rastin që në mënyrë virtuale ta transormojnë lokacionin në një mjedis atraktiv dhe të dëshirueshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e qëndrueshmërisë si aspekt i dizajnit urban…

…deri te projekti ideor për revitalizimin e lokacionit “ish-Tregu i Gjelbërt”!

 

 

Shikojeni këtu!

 

 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje