Lajme dhe Ngjarje

Punëtoria e Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejshme?": raporti është bërë publik!

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) ka kënaqësinë të ndajë me të gjithë ju Raportin e Punëtorisë së Kapitalizimit të Përvojave "Çfarë kemi mësuar? Cila është rruga e mëtejme?", punëtori e cila është mbajtur më 9 mars në Prishtinë.

Raporti përmbledh refleksionet rreth rrugëtimit të Shpalosjes së Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it i bërë në tre cikle trajnimi përmes 4 moduleve tematike dhe i organizuar në tërë Kosovën përgjatë viti 2015. Punëtoria shërbeu si platformë e kthimit mbrapa ku përvojat u shkëmbyen midis pjesëmarrësve të ndryshëm në kapacitetet e tyre si trajnerë dhe të trajnuar, ku të gjithë vinin prej institucioneve të ndryshme lokale, qendrore dhe jo-qeveritare dhe me një sfond të ndryshëm kulturo-gjuhësor. Përtej mësimeve të nxjerra, vlerësimit të ndikimit dhe sugjerimeve për përmirësim në lidhje me procesin e lartpërmendur të  shpalosjes, raporti gjithashtu përmbledh rekomandimet kryesore për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me shfrytëzimin e Përmbledhjes së Qëndrueshme të Udhëzuesve si instrument për zhvillim të qëndrueshëm dhe kreativ të kapaciteteve në planifikim hapësinor dhe fushat e ndërlidhura. Përmbledhja e vlerësimit të punëtorisë, agjenda dhe lista e pjesëmarrësve janë futur si anekse.

Lexim të këndshëm (kliko këtu).Raporti_i_punetorise_kapitalizimit_te_pervojave.pdf

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje