Lajme dhe Ngjarje

Udhëzuesi i MuSPP-it për vet-qëndrueshmëri me sukses u institucionalizua brenda Institutit të Kosovës për Administratë Publike

Pas një procesi bashkëpunues organizuar nga Instituti i Kosovës për Administratë Publie (IKAP), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe UN-Habitat/MuSPP, intitucionalizimi i ''Udhëzuesit të MuSPP-it për vet-qëndrueshmëri'' u përmbyll me sukses duke rezultuar me ankorimin e katër moduleve të trajnimit të MuSPP-it dhe 21 trajnerëve të certifikuar në programin/databazën e trajnimeve të IKAP-it.

Ashtu siç ishte planifikuar nga palët, të gjitha materialet e moduleve të trajnimit i'u nënshtruan procesit të rishikimit, vlerësimit administrativ dhe përmbajtësor nga Komisionet Vlerësuese përkatëse (përbërë nga anëtarë të IKAP-it, MMPH-së dhe UN-Habitat-it). Që të gjitha modulet u vlerësuan lartë për cilësinë e tyre, duke marrë pothuajse maksimumin e pikëve të parapara me kriteret e IKAP-it, dhe në fund u pranuan dhe miratuan zyrtarisht nga z. Refike Sülcevsi, Drejtoreshë e IKAP-it.

Paralelisht  me këtë proces, trajnerët e MuSPP-it i'u nënshtruan procesit të aplikimit, testimit dhe vlerësimit nga Komisionet Vlerësuese përkatëse. Si rezultat i këtij procesi, gjithsej 21 trajnerë (13 trajnerë të  caktuar në 1 modul, 4 trajnerë të caktuar në 2 module)  të komunave, komuniteteve dhe gjinive të ndryshme arritën të kualifikohen për certifikim nga IKAP-i për modulet përkatëse: Pjesëmarrja e Publikut në Planifikm Hapësinor (7 trajnerë), Hartimi i Planeve Zhvillimore Komunale (6 trajnerë), Hartimi i Raporteve të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (3 trajnerë) si dhe Menaxhimi i Projekteve të Investimeve Kapitale (5 trajnerë).

Certifikimi u kompletua me të gjithë trajnerët e suksesshëm të cilët vijuan trajnimin dy-ditor organizuar (23-24 gusht 2016) nga IKAP-i mbi ''Shkathtësitë e trajnimit'', me trajnerë z.Enver Haxhijaj (Drejtor i Drejtorisë së Trajnimeve/IKAP) dhe z.Bujar Thaqi (Drejtor i Administratës/IKAP). Në fund të trajnimit, znj. Refike Sülcevsi (Drejtoreshë e IKAP-it) si dhe znj. Gwendoline Mennetrier (Drejtoreshë e zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë) certifikuan të gjithë trajnerët e suksesshëm, duke ju ndarë certifikatat, një për modulin përkatës dhe një certifikiatë mbi shkathtësitë e trajnimit.

Si përmbyllje e gjithë këtij procesi, të gjitha modulet dhe trajnerët e certifikuar u regjistruan në programin/databazën e IKAP-it. Ky hap paraqet një bazë të veçantë institucionale për trajnime në fushën e planifikimit hapësinor (të përfshira në shtyllën e ''Menaxhmentit të Përgjithshëm dhe Çështjeve Komunale'' në kuadër të IKAP-it) që do të organizohen nga IKAP-i për  të gjithë shërbyesit civil (dhe poashtu në të ardhmen edhe për profesionistët dhe të interesuarit tjerë).

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje