Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku Mitrovica Veriore: Përdorimi i Minecraft si mjet për dialog dhe projektim të hapësirave publike!

Komuna e Mitrovicës Veriore dhe UN-Habitat u bashkuan në mbështetje të ri-gjenerimit dhe përmirësimit të tregut nëpërmjet rehabilitimit të hapësirës publike dhe dialogut, nën patronazhin e Programit Global për Hapësira Publike të UN-Habitat dhe si një zgjerim i pilot Iniciativës Minecraft në Prishtinë.

Punëtoria Minecraft, e mbajtur në Mitrovicë nga 18 deri 20 nëntor 2016, u mendua si një mjet  për mobilizim të komunitetit, vizualizimit dhe pjesëmarrjes, posaqërisht për fëmijët dhe të rinjtë. Tregu i Gjelbërt dhe hapësirat përreth, duke përfshirë brigjet e lumit "Ibër", u zgjodhën nga Komuna e Mitrovicës Veriore dhe UN-Habitat për tu ri-projektuar me lojën Minecraft.

Më shumë se dyzet pjesëmarrës, të rinjë dhe të rritur, Serbë dhe Shqiptarë nga Kosova, nga Komunat e Mitrovicës Veriore dhe Jugore punuan bashkë gjatë punëtorisë tri ditore ku diskutuan, analizuan, ofruan rekomandime dhe zgjidhje urbane për tregun e qytetit.

Punëtoria u hap nga përfaqësuesja e UN-Habitat Znj. Gwendoline Mennetrier dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Zt. Goran Rakiç, i cili ju dëshiroj pjesëmarrësve sukses në gjindjen e zgjidhjeve për tregun e qytetit dhe hapësirave përreth, dhe i siguroj se ata do të vijnë me ide dhe zgjidhje konstruktive.

Në ditën e parë para pjesëmarrësve u prezantua procesi i implementimit të projektit. Diskutimi i përbashkët, vizita virtuale në lokacion dhe konsultimet me komunitet i mundësuan pjesëmarrësve që të njihen me konceptet mbi hapësirat publike dhe navigimin në Minecraft. Në dy ditët ne vazhdim, pjesëmarrësit u ndanë në 16 grupe dhe në mënyrë aktive ndërtuan dhe projektuan në mjedisin e Minecraft-it. Ndërtimi i modelit të konsoliduar në Minecraft u bë duke përzgjedhur zgjidhjet më të mira për secilën veçori dhe që në fund rezultoi në modelin përundimtar në Minecraft.

Disa nga mesazhet kryesore të punëtorisë janë që komuniteti ka nevojë dhe është i gatshëm që në mënyrë aktive të përfshihet në procesin e planifikimit të qytetit, dhe jo vetëm në atë urban por edhe ekonomik, social, mjedisor dhe në të gjitha proceset që ndikojnë popullatën. Pas tri ditëve të punëtorisë, pjesëmarrësit tejkaluan të gjitha sfidat, përderisa idetë dhe projektet e prodhuara tejkaluan pritshmëritë e të gjithë grupit dhe zyrtarëve komunalë.

Pjesëmarrësit morën çertifikata për kreativitet, dhe të njëjtit treguan dedikim dhe entuziazëm për tu përfshirë në projektet e ardhshme për projektimin e qytetit të tyre duke përdorur Minecraft.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje