Lajme dhe Ngjarje

Komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut zyrtarisht bëhen pjesë e 'Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës'!

Të enjtën, më 26 januar 2017, në dy komunat veriore janë nënshkruar Memorandumet e Mirëkuptimit ndërmjet kryetarit të komunës së Zveçanit, Z. Vucina Jankovic, kryetarit të komunës së Leposaviqit, Z. Dragan Jabllanovic, dhe Znj. Gwendoline Mennetrier, krye-këshilltare teknike pran UN-Habitat, si dhe Z. Michael James Warren, menaxher i programit pran PAX. Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit të tretë është bërë të martën, më 2 shkurt 2017, me zëvendës-kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Z. Srdjan Vucinic, në emër të kryetarit të komunës së Zubin Potokut. Të gjitha ceremonitë u zhvilluan në zyrat e kryetarëve të komunave përkatëse me pjesëmarrje të organizatës partnere, Community Building Mitrovica.

Ky moment që vë themelet dhe formalizon bashkëpunimin ndërmjet palëve dhe ekipeve komunale të planifikimit, me çka edhe fillon zbatimi i programit "Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në Kosovën veriore", i financuar nga Bashkëpunimi Suedez për Zhvillim.

Programi në veçanti do të përqendrohet në zhvillimin gjithëpërfshirës dhe qeverisjen e mirë nëpërmjet zhvillimit të planifikuar dhe të ndjeshëm ndaj konfliktit, me komunitete të integruara në të gjitha fazat e planifikimit dhe zbatimit, si dhe brenda kornizës së bashkëpunimit efektiv ndër-komunal dhe qeverisjes shumë nivelëshe. Me këtë rast, kryetari i komunës së Zveçanit, Z. Vucina Jankovic ka thënë: "E vetmja mënyrë për t'u marrë me situatën e tanishme, me dokumentet e planifikimit të skaduara, është pranimi dhe shfrytëzimi i përvojës dhe asistencës teknike të UN-Habitat-it për të filluar një planifikim cilësor dhe 'të mençur' për komunën. Programi do të i ndihmojë qytetarët që të angazhohen dhe të përmirësojnë administratën publike dhe të mbajnë institucionet publike të përgjegjshme në momentin kur bëhet planifikimi i investimeve kapitale. Jam i kënaqur që shoh një bashkëpunim të hapur ndërmjet UN-Habitat-it dhe komunës së Zveçanit, për të cilin ka shumë arsye për optimizëm".

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje