Lajme dhe Ngjarje
Profili komunal dhe gjinia në komunat veriore
Fillimi i marsit u shënua me një sërë takimesh të suksesshme bilaterale dhe fokus grupe, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në lidhje me " Analizen Gjinore 'specifike për veriun e Kosovës. Këto aktivite janë në kuader të programit '' Nxitja e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe qeverisjes së mirë në rajonin verior të Kosovës" e bashkë-zbatuar nga UN-Habitat dhe PAX / Community Building Mitrovicë
Ky proces synon mundësimin e një reflektimi mbi rolet gjinore në ato komuna përms dokumentimit dhe diskutimit në tema si: qeverisja gjinore e ndjeshme urbane, qasje në shërbime komunale, të drejtat e grave për tokën dhe pronësinë, mjetet e jetesës dhe punësimit, sigurisë, si dhe sfidat me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme.
Në veçanti, takimet në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq janë mbajtur nga 1 deri më 3 mars 2017 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, qytetarë, institucione shëndetësore, Policinë e Kosovës dhe institucionet fetare me prejardhje dhe moshë të ndryshme: urbane, rurale, të punësuar, me arsim te mesëm dhe universitar, etj. Qëllimi ishte për të ndarë dhe shkëmbyer mendimet dhe përvojat në lidhje me rolet specifike dhe burimet për gratë dhe burrat, djemtë dhe vajzat, si dhe për të kuptuar dhe ilustruar nëse ka pengesa për qasje në shërbimet ekzistuese, faktorët që ndikojnë (politike, ekonomike, kulturore ) dhe mundësitë.
Gjetjet do të përbëjnë një kontribut thelbësor për kryerjen e analizës gjinore të veçantë për komunat e Veriut të Kosovës si bazë e rëndësishme në drejtim të hartimit të vlerësimit bazë dhe zbatimin e Programit.