Lajme dhe Ngjarje

Hapat konkret drejt zbatimit të 'Korridorit të Gjelbër të Mirushës' në Malishevë

Projekti i Investimit Kapital "Korridori i Gjelbër - Përmirësimi i lëvizshmërinë dhe hapësirave publike në qendër të qytetit", investim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe MuSPP, u përurua më 27 nëntor në qendër të Malishevës. Ky Projekt i Investimit Kapital rrjedh nga drafti i Planit Zhvillimor Komunal të Malishevës, si një përkthim i qartë i planifikimit në të arritura dhe ndryshime konkrete në lëvizshmëri, hapësira publike dhe mjedis.

Në përurim, përveç përfaqësuesve të komunës dhe MuSPP, morën pjesë edhe shumë qytetarë të Malishevës. Gjatë përurimit, si dhe gjatë takimit të mbajtur me këtë rast, kryetari i komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e përgjithshme të dhënë nga MuSPP, dhe në veçanti për këtë Projekt të Investimit Kapital. Kryetari i komunës, z. Begaj, e vlerësoi këtë projekt si shumë të rëndësishëm, veçanërisht në mundësimin e lëvizjes së lirë dhe të sigurt të këmbësorëve përgjatë urës kryesore të qytetit, pa u rrezikuar nga komunikacioni motorik. Udhëheqësja e UN-Habitat në Kosovë, znj. Gwendoline Mennetrier, përgëzoi komunën, stafin komunal, partnerët dhe komunitetin për zbatimin e këtij projekti. Ajo gjithashtu shprehu kënaqësinë e saj për përurimin e këtij projekti i cili përmirëson lëvizshmërinë, mundëson qarkullimin, sigurinë dhe komoditetin për të gjithë, dhe i cili po ashtu përkrahë ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e shtratit të lumit me hapësirat përreth, duke e bërë atë më tërheqës për biznesin dhe komunitetin.

Ky projekt përmirëson lidhjen e qytetit në të dy anët e lumit Mirusha nëpërmjet lëvizjes jomotorike - zgjerimin e urës kryesore me pjesë të veçuara për këmbësorë, si dhe përmirësimin e hapësirave publike përgjatë lumit. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e gjelbërimit është gjithashtu një komponent i rëndësishëm i këtij projekti, si hapi i parë drejt zbatimit fizik të Korridorit të Gjelbër të Mirushës, që është një objektiv strategjik për zhvillim Komunës së Malishevës.

Ky Projekt i Investimit Kapital është zhvilluar si rezultat i një partneriteti të ngushtë, si teknik ashtu edhe financiar, në mes të Komunës së Malishevës dhe MuSPP, si dhe pjesëmarrjes aktive të një spektri të të gjerë të akterëve/palëve të interesit në zhvillimin e skenarëve dhe dizajnit për këtë zonë. Ky proces po ashtu ka mundësuar një përgatitje të shtuar të komunës për hartimin dhe zbatimin e projekteve të mëtejshme së bashku me palët e interesit dhe qytetarët

Kjo iniciativë është zbatuar dhe financuar në raport 50/50 në mes Komunës së Malishevës dhe MuSPP, e implementuar nga UN-Habitat me përkrahjen financiare të Swedish Development Cooperation. 

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje