Lajme dhe Ngjarje

Nga vet-vlerësimi drejt programimit të përbashkët të përkrahjes për Skenderaj dhe Vushtrri

Javën e kaluar, më 10-14 shtator 2017, në Durrës u mbajtën punëtoritë programore për dy komunat partnere (Skenderaj dhe Vushtrri) të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës. Qëllimi kryesor i punëtorive ishte njohja e zyrtarëve komunalë nga drejtoritë e ndryshme me rëndësinë e planifikimit hapësinor dhe rolet e tyre përkatëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të ndryshme të planifikimit. Më konkretisht, këto punëtori kishin për qëllim t'i njoftojnë të gjithë pjesëmarrësit me objektivat e Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës dhe komponentat përkatëse të përshtatura për nevojat e tyre të cilat do të mbështeten nga UN-Habitat, PAX dhe CBM, si dhe marrja e zotimit nga të gjitha palët përkatëse për përkushtim dhe marrje të përgjegjësive gjatë zhvillimit dhe zbatimit të planeve të punës për këto komponente.

Në punëtori morën pjesë 70 zyrtarë dhe përfaqësues nga drejtoritë e ndryshme komunale të Skenderajt and Vushtrrisë si dhe nga organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në këto komuna. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti për Planifikim Hapësinor së bashku me UN-Habitat, PAX dhe CBM i mbështeten këto punëtori.

Punëtoritë ishin dy-ditore.  Dita e parë ishte e dedikuar për prezantimin dhe diskutimin e të gjeturave dhe prezantimeve nga vlerësimi bazë i kapaciteteve komunale në fushën e planifikimit hapësinor si dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për përfshirje në proceset e hartimit të dokumenteve strategjike të komunës. Ndërsa dita e dytë u fokusua tërësisht në punë grupore (përbërë nga zyrtarë/përfaqësues/lehtësues nga komunat, organizatat e shoqërisë civile, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Instituti për Planifikim hapësinor dhe UN-Habitat-i) për zhvillimin e planeve të punës (definimin e detyrave dhe përgjegjësive, kohëzgjatjen, statusin aktual të aktiviteteve, rreziqetpotenciale etj) për 6 prioritetet e idenifikuara (ndaras për secilën komunë).

Gjithësej ishin katër grupe punuese për Komunën e Skenderajt dhe 4 grupe punuese për Komunën e Vushtrrisë. Grupet kishin për detyrë të diskutonin dhe plotësonin draft planet e punës për: vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal;  krijimin e Bazës së të Dhënave për Planifikim Hapësinor (niveli lokal); hartimin e Hartës Zonale të Komunës, hartimin dhe zbatimin e Planit për Pjesëmarre të qytetarëve, zhvillimin e Planifikimit me bazë në komunitet si dhe fuqizimin e Organizatave të shoqërisë civile.

Si përfundim, të gjitha grupet prezantuan draft planet e tyre të punës, të cilat së shpejti pritet të harmonizohen mes veti, të finalizohen, të prezantohen para Bordit të Drejtorëve/Kryetarit të Komunave dhe rrjedhimisht të filloj zbatimi i tyre.

Punëtoritë programore janë pjesë e fazës fillestare të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, një iniciativë që zbatohet bashkarisht nga UN-Habitat, PAX dhe CBM. Programi financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Sida) dhe përpiqet të nxisë qeverisjen e mirë.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje