Lajme dhe Ngjarje

Përmbledhja e Udhëzuesve të MuSPP-it' edhe një herë në Mitrovicën Veriore - kësaj radhe me Modulin e PZHK

Derisa shpalosja e 'Përmbledhjes së Udhëzuesve të MuSPP-it'  [sht[ n[ duke vazhduar, k[saj radhe Mitrovica Veriore ishte vendi ku u ftuan shtatë komuna të Kosovës për të marrë pjesë në Trajnimin për Grupet e Targetuara në hartimin e Planeve Zhvillimore Komunale (PZHK). Trajnimi u mbajt nga 3 deri 5 nëntor ku morën pjesë 31 përfaqësues nga komunat e Leposaviqit, Mitrovicës, Mitrovicës Veriore, Podujevës, Vushtrrisë, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të prezantojë rëndësinë e PZHK si dokument i zhvillimit strategjik lokal, si dhe rëndësinë e zhvillimit të procesit të hartimit PZHK përmes kapaciteteve vetanake komunale. Trajnimi u zhvillua nga trajnerët nga Komuna e Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës Veriore, të mbështetur nga ekipi i UN-Habitat /MuSPP.

Vëmendje e veçantë gjatë sesioneve trajnuese i është dhënë qasjes gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrëse. Përveç p[rparimit t[ demokracisë lokale, kjo qasje u paraqit si thelb[sore në sigurimin e cilësisë së procesit të hartimit si dhe t[ vetë dokumentit t[ PZHK, duke siguruar një kornizë strategjike që do të çojë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm lokal.

Një komponentë e rëndësishme gjatë trajnimit ishte prezantimi i reformës së planifikimit në Kosovë. Një prezantim i kornizës së re ligjore zhvillua nga trajnerët lokalë, duke përfshirë kërkesat dhe detyrimet për hartimin e PZHK-së, të cilat tërhoqën një interes të veçantë të pjesëmarrësve.

Trajnimi u zhvillua njëkohësisht në gjuhën shqipe dhe serbe gjatë të gjithë sesioneve trajnuese, duke përfshirë prezantimet, diskutimet dhe ushtrimet. Pjesëmarrësit nga etnitete të ndryshme, me profesione të ndryshme të ndërlidhura me planifikimin komunal, duke përfshirë edhe organizatat jo-qeveritare, treguan nivel të lartë të bashkëpunimit dhe sinergjisë gjatë të gjitha sesioneve trajnuese.

Për më tepër, pjesëmarrësit patën mundësinë për të shkëmbyer përvojat dhe të diskutojnë çështjet dhe sfidat në hartimin dhe zbatimin e dokumenteve të planifikimit në komunat e tyre përkatëse.

Në fund të seancave të trajnimit, certifikatat e pjesëmarrjes u dhenë në mënyrë ceremoniale për të gjithë pjesëmarrësit. Certifikatat iu dhënë edhe trajnerëve si mirënjohje për performancën e tyre gjatë zhvillimit të  trajnimeve.

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje