Lajme dhe Ngjarje

VLERËSIMI DHE PROGRAMIMI SË BASHKU ME KOMUNAT VERIORE, LEPOSAVIQ, MITROVICË E VERIUT, ZUBIN POTOK DHE ZVEÇAN

Gjatë javës së tretë të nëntorit të vitit 2017, në kuadër të Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës u mbajt punëtoria programatike, e lehtësuar nga UN-Habitat dhe Community Building Mitrovica (CBM), me pjesëmarrjen e më shumë se 35 përfaqësuesve nga komunat partnere të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Zveçanit, si dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Ministrisë  së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Qëllimi i punëtorisë ishte vlerësimi i fazës fillestare një vjeçare të Programit, si dhe diskutimi dhe dakordimi mbi hapat e ardhshëm  në nivelin komunal në përputhje me prioritetet e dala nga vlerësimi bazë gjithëpërfshirës i realizuar në fillim të Programit dhe gjendja aktuale e qeverisjes në komunat përkatëse me fokus në fillimin e proceseve të planifikimit strategjik.

Punëtoria është hapur nga Z. Ivan Todosijevic, Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Z. Besim Demi, Zëvendës Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Znj. Gwendoline Mennetrier, Krye-Këshilltare Teknike e UN-Habitat-it në Kosovë.

Pastaj, punëtoria vazhdoi me shpalosjen e prezantimeve mbi gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga vlerësimi bazë në nivel komunal, shoqëri civile, perceptim publik dhe në nivel gjinor. Prezantimet e dedikuara dokumentuan etapat e arritura deri më tani si dhe hapat e ardhshëm, sidomos për vlerësimin hapësinor dhe sektorial të vënë në dispozicion për katër komunat veriore dhe mjetet e planifikimit në komunitet të nisura në Zveçanin e Vogël në mbështetje të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe fuqizimit të dialogut të ndërsjellë dhe konstruktiv me komunitetet për përmirësim të kushteve të jetesës.

Me qëllim plotësimin e pasqyrës kornizë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor prezantoj Pakon e Reformave në Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim si dhe Aplikacioni për Planifikim Hapësinor në Kosovë (SPAK) si një instrument gjithëpërfshirës i cili përmban të  dhëna për komunat si dhe nëpërmjet të cilit mund të gjenerohen harta në mbështetje të planifikimit në nivel lokal.

Duke u bazuar në shembullin e mësipërm dhe në shembullin frymëzues të komunës së Pejës kur është fjala për procesin e zhvillimit të PZHK-së, mjeteve, kalendarit dhe mekanizmave pjesëmarrës përkatës, u realizuan ushtrime në grupe të përqendruara në zhvillimin e planeve të punës dhe identifikimin e grupeve të interesit për çështje të caktuara urbane në raport me procesin e hartimit të PZHK-së. Secili grup përbëhej nga përfaqësues të një komune plus përfaqësues mbështetës nga MMPH dhe UN-Habitat.

Të gjitha grupet patën rastin të raportojnë për qasjen që kishin përzgjedhur në ushtrim dhe propozimin e tyre për përshkrimin e planit të punës, si një hap paraprak në hartimin e planeve gjithëpërfshirëse të punës për hartimin e PZHK-ve përkatëse të tyre. Gjatë sesioneve të diskutimeve dhe shkëmbimit nxorën në pah rolin e rëndësishëm që qytetarët duhet të luajnë në zhvillimin e komunave ku edhe ministritë theksuan gatishmërinë e tyre për të mbështetur komunat në këtë përpjekje.

Kjo punëtori ofroi një mundësi të mirë për fuqizimin e dialogut profesional dhe shkëmbimin e ideve midis qeverive lokale dhe qendrore, si dhe shoqërisë civile. Gjatë tri ditëve të kësaj ngjarje, pjesëmarrësit dëshmuan të jenë tejet të përkushtuar në zbatimin e mëtejmë të aktiviteteve të programit në përputhje me qasjen e integruar dhe hapat e ardhshëm të prezantuar dhe kryesisht të hapur për të thelluar qasjet bashkëpunuese të filluara më parë ndërmjet  niveleve të ndryshme të qeverisjes në kuadër të Programit.

Punëtoritë programore për shtatë komunat veriore janë pjesë e  Programit për Zhvillim Gjithëpërfshirës, një iniciativë që po zbatohet bashkërisht nga UN-Habitat, PAX dhe CBM. Programi financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar- SIDA, dhe synon nxitjen e qeverisjes së mirë në veriun e Kosovës.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje