Qendra Mediale

Në Mitrovicë inugurohet projekti-demonstrues “Trekëndëshi në afërsi të parkut Solana”

Të martën, më datën 1 korrik 2008, në Mitrovicë, në një ceremoni të organizuar nga KK Mitrovicës dhe UN-HABITAT-i, u inaugurua projekti demonstrues “Trekëndëshi në afërsi të parkut Solana”. Ky projekt u bashkëfinancua nga komuna dhe UN-HABITAT-I, Programi për Mbështetjen e Komunave në Planifikim Hapësinor. Të pranishëm në ceremoninë e perurimit ishin edhe kryetrari KK Mitrovicës, Z. Bajram Rexhepi dhe shefi I zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, Z. Garth Seneque.

 

“Ky vend ka pasur pamje të keqe, tashti kjo ka ndryshuar për të mirë, duke lehtësuar njëkohësisht edhe qarkullimin e automjeteve dhe këmëbsorëve” tha Z.Rexhepi, gjatë ceremonisë së inaugurimit.

 

Nga ana tjetër, z.Seneque, shprehu gatishmërinë të ndihmojë edhe në të ardhmen lidhur me rregullimin e hapësirave të gjelbëra, duke paralajmëruar se së shpejti do të nënshkruajë një marrëveshje mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës për të ndihmuar me mjetet nga mandate që ka UN-HABITAT-i gjatë programit të ardhshëm.

 

Dizajni i ri i udhëkryqit ka për qëllim përmbushjen e objektivave në vijim: vërteton këtë lokacion si një pkë hyrje/dalje kryesore të për qendrën e qytetit dhe si lidhje me parkun Solana; të përmirësojë sigurinë e lëvizjes për komunikacionin e motorizuar dhe të jo-motorizuar pëmes organizimit më të mire të rrjedhave të komunikacionit, ngadalësimit të lëvizjes së automjeteve në pikat kritike dhe krijimin e shtigjeve koherente, të gjata dhe të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve, si dhe implementimin e një terminali të rregullt për minibusë.

 

Vlera financiare e projektit është 29.800 Euro, nga e cila shuma prej 16.530 eurosh është siguruar nga UN-HABITAT i, ndërsa vlera prej 13.270 eurosh është siguruar nga Komuna e Mitrovicës. Punët ndërtimore kanë filluar në fund të muajit Maj, dhe janë ekzekutuar nga Kompania BALLKANPROJEKT nga Prishtina.

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale