UN-HABITAT Ngjarjet kryesore

Kremtimet e Ditës Botërore të Habitat-it në Kosovë 2007

Qyteti i sigurtë është qytet i me drejtës, tema e Ditës Ndërkombëtare të Habitatit, u zgjodh për ngritjen e vetëdijës dhe për nxitjen e mendimit rreth rreziqeve në shtim që po iu kanosen sigurisë urbane dhe të së drejtës sociale. Qytetet e Kosovës, sikur edhe qytetet tjera kudo në botë, janë në kërkim të mënyrave efektive për luftimin e shkaqeve burimore të krimit, siç janë varfëria, përjashtimi dhe mangësitë sociale dhe fatkeqësitë natyrore. Programi i UN-HABITAT për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal ‘Ndërtimi i qyteteve më të mira së bashku’ në Kosovë  pëqëndroi aktivitetet e organizuara në gjetjen e ideve që mund të zbatohen nëpërmjet bashkëpunimit me grupe të ndryshme të interesit dhe që do të shpienin drejt sigurisë së shtuar për grad he fëmijë; hapësirave më të sigurta publike të hapura për grupe të ndryshme të moshave, bashkësive etnike dhe sociale; mjediseve më të sigurta shkollore dhe parandalimit të fatkeqësive.

 

“Qyteti i sigurt është qytet i drejtë“ ishte tema që priu edhe me rastin e takimit në të cilin përfaqësuesit e komunës së Gjilanit, KFOR-it, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, OSBE-së, Shërbimit Policor të Kosovës dhe mbi njëqind pjesëmarrësve, duke përfshirë 70 fëmijë dhe mësimdhënësit e tyre, diskutuan aspekte të ndryshme të sigurisë urbane, me ç’rast përgatiten edhe një catalog të çështjeve që i shqetësojnë.

 

Ndër tema kryesore të shtjelluara gjatë këtij debate ishin edhe zjarret, tërmetet, vërshimet, ndotja e ajrit, krimi dhe narkotikët, siguria për të hendikepuarit, vendbanimet joformale, shtëpitë dhe shkollat në afërsi të rrugëve kryesore, si shkaqe kryesore për fatkeqësi të komunikacionit dhe rrezikim potencial të sigurisë së qytetarëve. Segment i posaçëm i pjesëmarrjes ishte kontributi i fëmijëve në debat me anë të formave të ndryshme të shprehjes siç janë vizatimet, vjershat, slloganet por edhe diskutimet. Për rritjen e sigurisë në të ardhmën u pa si e nevojshme të ketë qasje dhe bashkëpunim më të mirë ndërmjet departamenteve të ndryshme të komunave dhe institucioneve tjera. Kjo ngjarje përfshiu edhe një shëtitje të shkurtër me moton ‘shëtia e sigurtë‘ - nga shkolla, nëpërmjet qendrës së qytetit e deri te zyrat e departamentit të urbanizmit, ndërkohë që komunikacionin e ndërprejtën pjesëmarrësit dhe ngasësit e automjeteve të intervistuar, si mënyrë për tërheqjen e vëmendjes së opinionit dhe mediave rreth çështjeve të sigurisë.

 

Qytetarët thanë se bankat e reja, kantat e mbeturinave, bari dhe drunjët e përkujdesur, ndriçimi dhe lodrat për oborre për fëmijët do ta shndërronin parkun e qytetit në qendër të Gjakovës në një vend më atraktiv me funksione të reja potenciale dhe shfrytëzim më kreativ. Përfaqësuesit e autoriteteve lokale, Këshilli Joformal për Organizim Joqeveritar dhe ekipi i MPHK/UN-HABITAT shënuan Ditën Ndërkombëtare të Habitatit me një ngjarje që përfshiu ‘Shëtinë në parkun e qytetit’ dhe një Debat me Tryezë të Rrumbullakët rreth “Përfshirjes së demokracisë në qeverisje të mirë nga aspekti i planifikimit’. Vendet publike dhe qasja e tyre e lehtë dhe e sigurtë për qytetarët janë ndër çështjet kryesore dhe më me interes për shumë qeveri lokale, pasi të merren vendet publike nga bandat e ndryshme apo të braktisen nga qytetarët për shkak të frikës. Zhvillimi i parkut të vogçl të qytetit në qendër të Gjakovës, një demo-projekt që iu dorëzua MPHK-së, ishte çështja kryesore e bisedimeve që i zhvilluan nxënësit e shkollave të mesme, zyrtarët dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile. Ata paraqiten disa ide të ndryshme për mënyrat se si do të mund të përmirësohej parku i qytetit duke kaluar nga një ‘vendkalim’ në një vend ku do të dëshironin të pushojnë dhe të kënaqen. Këto ide ishin mbledhur me anë të një ankete të shkurtër të realizuar duke intervisutar gra, të moshuar dhe të rinj, të cilët, që të gjithë, përmenden përkujdesjen më të madhe për hapësirat e gjelbëruara, ndriçimin e hapësirës dhe pastërtinë e parkut. Bisedimet e zhvilluara gjatë tryezës së rrumbullakët hodhën në dritë edhe interesimin e madh për pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e planifikimit dhe gjatë zbatimit të demo-projektit. Nxënësit propozuan hapjen e një kinemaje të hapur në park, si një vend tërheqës rekreativ për të rinjët. Ata poashtu propozuan kremtimin e Ditës Botërore të Habitatit çdo vit si Ditë të Rinisë në Gjakovë. Premtimi i Kryeshefit Ekzekutiv për mbështetjen e çdo nisme që vie nga shoqëria civile dhe qytetarët u mirëprit nga qytetarët.

 

“Është e pamundur të jesh në dy vende në të njejtën kohë, mirëpo udhëtimi më i shpejt nga një vend në vendin tjetër ende mbetet i nevojshëm dhe sfidë!“ Kjo ishte deklaratë gjatë takimit këshillues së Grupit me Interes për Lëvizshmëri, që u organizua së bashku me ekipin vendor të MPHK-së dhe komunën e Pejës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Habitatit. Peja, nën moton e një ‘rajoni të gjelbër dhe vital’, kishte shpallur Politikën Komunale të Lëvizshmërisë si një prej gjashtë fushave me përparësi për përmirësim në të ardhmën e qytetit. Në këtë kontekst, transporti publik, e sidomos rrjeti i transportit urban, paraqitet si prioritet i lartë. Kjo ishte tema kryesore e bisedimeve me Grupin me interes për lëvizshmëri që u zhvilluan më 1 tetor 2007, gjatë Ditës Ndërkombëtare të Habitatit. Ky grup përfshinë anëtarë që përfaqësojnë qeverinë lokale, shoqërinë civile, sektorin privat dhe bashkësinë. Kryeshefi Ekzekutiv, z. Shëlzen Hyseni, gjatë fjalës së tij hyrëse, vuri në pah se lëvizshmëria e përmirësuar në Pejë do të kontribuonte në shtimin e sigurisë në rrugë. Arritja e trenit të parë në Pejë, që ndodhi rastësisht në ditën e njejtë me rastin e inaugurimit të vijës së trenit nga kryeqyteti Prishtina deri në Pejë dhe prapa, ishte arritje e rëndësishme dhe solli shpresë por edhe sfida tjera për përmirësimin e lëvizshmërisë. Për këtë arsye edhe u paraqiten idetë për një Qendër të Lëvizshmërisë dhe projekt propozimi për një rrjet të transportit urban para pjesëmarrësve në takim.

 

Propozimi i parë përfshin ë investime më afatgjata dhe parasheh bartjen e stacionit të autobusëve pranë stacionit hekurudhor duke krijuar një nyjë multi-modale për lëvizshmëri në qytet. Më i rëndësishëm ishte projekt propozimi për krijimin e rrjetit të transportit urban që parasheh futjen në përdorim të 4 linjave të reja të autobusëve, me një nyjë qendrore në pjesën e vjetër të qytetit dhe ndërlidhjen me linja ndërkomunale dhe rajonale të autobusëve. Propozimi ishte i kombinuar me zgjidhje infrastrukturore për ‘porte të qytetit’, që paraqesin temë tjetër të lëvizshmërisë, gjegjësisht për qarkullim në komunikacion. Një prej këtyre ‘porteve’ ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për shkak të kryqëzimit me hekurudhë. Ky propozim do të jetë një prej temave të diskutimit edhe gjatë Konferencës së ardhshme rreth Transportit/Lëvizshmërisë së Qëndrueshme dhe Zhvillimit Hapësinor që do të mbahet në fund të muajit tetor 2007 në Prishtinë. Siç premtoi Kryeshefi Ekzekutiv para pjesëmarrësve, ai do ta nxjerr një vendim për themelimin e një grupi të vogël punues për konsolidimin e projektit përfundimtar para se të shqyrtohet mëtutje nga Bordi i Drejtorëve dhe para miratimit të Rrjetit të Transportit Urban nga Kuvendi Komunal i Pejës. Fjalitë përmbyllëse të takimit ishin se “Peja do të bëhet çdo ditë e më e sigurtë dhe më e drejtë për qytetarët e saj”.

 

Prizren, një grup i madh i qytetarëve me aftësi të kufizuara, duke përfshirë edhe nxënës,  patën rastin t’i parashtrojnë idetë e tyre dhe të tregojnë se si i përceptojnë vështirësitë ekzistuese dhe sfidat në mjedisin jetësor, si dhe mënyrën se si i shohin zhvillimet e ardhshme në qytetin e tyre për sa u përket çështjeve në sigurisë, gjatë një takimi të organizuar së bashku nga MPHK-ja, Handikosi dhe komuna e Prizrenit. Pjesëmarrësit, të ndarë në katër grupe punuese, i diskutuan çështjet e tyre përkatëse dhe parashtruan një sërë rekomandimesh rreth çështjeve të sigurisë, të cilat dallonin nga njëra-tjetra varësisht nga lloji i aftësive të kufizuara. Ndriçimi i rrugëve; madhësia adekuate e kabinave telefonike; trotuarët, vendparkingjet dhe urat kaluese për njerëz me aftësi të kufizuara; ashensorët në ndërtesa të larta; qendra për këshillime familjare; përfaqësimi në komunë, mundësitë e punësimit, etj. u paraqiten si çështje me rëndësi për njerëz me aftësi të kufizuara fizike. Pjesëmarrësit shurdh-memec ngriten çështje tjera duke përfshirë dhunën ndaj grave shurdh-memece, mungesën e respektit dhe përkujdesjes për këtë kategori të njerëzve me ç’rast ata përballen me FRIKË, mungesën e transportit për fëmijë nga vendet rurale në ato urbane, vështirësitë në komunikim, mungesën e mbështetjes institucionale dhe mospjesëmarrjen në vendimmarrje. Për këtë arsye u theksua nevoja për ndihmë-mbështetje institucionale, për vendosjen e sinjaleve të komunikacionit për shurdh-memecë; zbatimi i Ligjit për njerëz me aftësi të kufizuara që përqendrohet posaçërisht në Komunikim; dënime më të larta për ata që u kërcënohen shurdh-memecëve, mbështetje financiare për trajnimin r këtij grupi të njerëzve me aftësi të kufizuara dhe vetëdijësimin e shoqërisë për nevojat e tyre.

 

Takimi përfundoi me shpresën që çështjet e ngritura do të merren parasysh në planin komunal zhvillimor që është duke u përgatitur dhe me shpresën që do të zbatohen projektet konkrete për përmirësimin e mjedisit jetësor të personave me aftësi të kufizuara.

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > UN-HABITAT Ngjarjet kryesore