Lajme dhe Ngjarje

Bllok pas Blloku Prishtinë: koncept dizajni u diskutua dhe u aprovua së bashku me banorët dhe miqtë nga Bregu i Diellit

Si vazhdimësi e punëtorisë së Minecraft-it të mbajtur në shtator e cila përfshiu palë të ndryshme të interesit nga Lagja e Bregut të Diellit si dhe në frymën e pjesëmarrjes së vazhdueshme të komunitetit në të gjitha fazat e projektit; më 10 dhjetor 2015, në Kolegjin Iliria, Komuna e Prishtinës dhe UN Habitat-i organizuan takimin publik për prezantimin dhe diskutimin e koncept dizajnit të projektit. Dizajni në fjalë, i hartuar për lokacionin e tregut të mëparshëm në Breg të Diellit, si i tillë është inspiruar nga propozimi final në Minecraft.

Gjatë hapjes së takimit, Drejtori i Urbanizmit Z. Liburn Aliu dhe përfaqësuesja e UN habitat-it Znj. Gwendoline Mennetrier theksuan rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve gjatë zhvillimit të projekteve të investimit kapital si një mënyrë për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset e tanishme dhe të ardhshme planifikuese dhe dizajnuese për të pasur qytete dhe lagje gjithëpërfshirëse. Gjithashtu u tha se kjo fazë në veçanti e konkretizon mekanizmin e marrjes së informatës kthyese duke mundësuar dialog të përhershëm dhe mirëkuptim në mes të autoriteteve lokale, zgjedhësve dhe sugjerimeve të vlefshme të komunitetit për hapat e mëtejmë. Z. Florim Krasniqi, Udhëheqës i Njësisë së Planifikimit në Komunën e Prishtinës, përshkroi të gjithë hapat e projektit duke filluar nga identifikimi i lokacionit të projektit deri te Charrette Minecraft-i gjatë së cilit palë të ndryshme të interesit dhanë kontributin e tyre përmes ri-dizajnimit të hapësirave të lartpërmendura duke përdorur sofware-in "Minecraft" si bazë për koncept dizajn. Znj. Linda Spahiu, zyrtare komunale në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, prezantoi konceptin e dizajnit urban të hapësirës së përzgjedhur duke përshkruar në detale lidhjet/qasjet në hapësirë dhe brenda saj, aranzhimin shumë-funksional dhe fizik të hapësirës së re publike e cila tani ofron vende për shoqërizim, rekreacion aktiv dhe pasiv, ecje si dhe për biznes; materialet e propozuara për përdorim, gjelbërimin, mobilierinë urbane, etj. Ajo gjithashtu nënvizoi faktin se dizajni në përgjithësi reflekton propozimet e palëve të interesit të ndërthurura nga dizajnuesit me shtimin e detaleve teknike që ishin parë të nevojshme dhe të domosdoshme.

Debati vuri në pah rëndësinë e krijimit dhe futjes në veprim të mekanizmave përkatës dhe të qëndrueshëm për mirëmbajtjen e hapësirës së re të "ish tregut" si një hap drejt zhvillimit dhe ruajtjes së mëtutjeshme të hapësirës publike në Prishtinë.

 

Komuna e Prishtinës konfirmoi së zbatimi i projektit do të nis në fillim të pranverës.

 

 

 

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje