Lajme dhe Ngjarje
Konferenca mbi përfshirjen sociale: Në hap me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
Konferenca
mbi përfshirjen sociale/ në hap me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, u
mbajt me 19-20 Tetor, 2009. Kjo konferencë i mblodhi parlamentarët e Kosovës
dhe të regjionit të EJL, organizatat e shoqërisë civile, donatorët si dhe sektorin
privat me qëllim të diskutimit të çështjeve të shëndetit, edukimit, ekonomisë
dhe punësimit, çështjet mjedisore, qeverisjen dhe koordinimin e donatorëve në
kontekst të përfshirjes sociale dhe Objektivave Zhvilimore të Mijëvjeçarit.
Arijeta
Himaduna, zyrtare për Ndërlidhje dhe Qeverisje në MuSPP/UN-HABITAT, e udhëhoqi
grupin punues për Qeverisje dhe Mjedis. Ky grup diskutoi për çështje të
ndryshme si ndotja e ambientit, ujit dhe mengjimin e ujërave të zeza, vendbanimet
joformale dhe ndërtimet ilegale dhe për sigurinë nga perspektiva gjinore dhe të
drejtat e njeriut.
Diskutimi
grupor kishte në fokus aspeketet e qeverisjes si kompetencat e qeverisë lokale,
pjesëmarrjen publike në vendim marrje, qasjen pjesëmarrëse në procesin
zhvillimor, klriteret e qeverisjes së mirë, dhe indeksin e qeverisjes urbane.
Me qëllim të
arritjes së rezultateve të dukshme, është me rëndësi të adresohen çështjet e përmendura
më lart, duke përdorur norma dhe parime të qeverisjes së mirë. Një nga çështjet
kryesore të përmendura ishte nevoja për ndarje të duhur buxhetore në përputhje
me standardet dhe kriteret evropiane.
Kontribut
tjetër i MuSPP/UN-HABITAT për grupin e Mjedisit dhe të Qeverisjes ishte
dokumenti i OZHM-së për përfshirjen sociale dhe të drejtat e njeriut në qytete,
shikuar nga këndi gjinor. Çështjet e ngritura në dokument u pranuan nga të
pranishmit si rekomandime.