Lajme dhe Ngjarje
Mesazhi për Ditën Botërore të Habitat-it 2010 nga Inga Björk-Klevby, Zyrtare-në-Detyrë e UN-HABITAT-it
Qytetet janë trashëgimia më e madhe e njerëzimit dhe
arritja më e madhe e civilizimit tonë. Nëpër botë dhe ndër shekuj qytetet i kanë duruar dhe
mbijetuar luftërat, urinë, katastrofat natyrore, epidemitë, perandoritë e
shkatërruara dhe zhdukjen e zotërve, mbretërve dhe mbretëreshave për të cilët
ishin ndërtuar.
Mirëpo ne
duhet të vazhdojmë ti përmirësojmë qytetet tona, dhe ti bëjmë ato që do të
thotë ti bëjmë qytete më të mira për ata të cilët jetojnë në to dhe për ata që
ende nuk kanë lindur në botën që do të jetë tash e tutje përgjithmonë urbane.
Sot gjysma e njerëzimit jetojnë në qytete, dhe trendet tregojnë që kjo shifër
do të rritet në dy të tretat brenda dy gjeneratave të ardhshme.
Kjo është
arsyeja pse tema e zgjedhur për Ditën Botërore të Habitat-it, Qytet më i mirë,
Jetë më e mirë është aq e rëndësishme për të gjithë ne. Për atë që unë do të
shtoja termin qytet më i mençur, është vetëm qyteti i mençur i cili mund tju
sigurojë qytetarëve të tij jetë më të mirë në epokën e re urbane të planetit
tonë. Është një epokë së cilës ne po i futemi më shumë të panjohura, sidomos
kur kemi të bëjmë me ndikimin global të ndryshimit klimatik.
Ne i kemi të
gjitha mjetet në dispozicionin tonë në kuptimin e mirë të zbutjes së problemeve
të tilla. Ne gjithashtu i kemi mjetet dhe ekspertizën për qeverisje të mirë,
edukim sidomos për gratë dhe vajzat shërbimet shëndetësore, tualete për të
gjithë, apo efikasitet të energjisë.
Ne jemi të
mençur, por ne duhet të jemi më të mençur. Dhe Dita Botërore e Habitat-it 2010
është një rast për ti theksuar pesë hapat strategjik që mund të ndërmirren:
1. Përmirësimi
i kualitetit të jetës, në veçanti për 1
miliard njerëz që jetojnë në vendbanime joformale dhe në vendbanime tjera jo-adekuate
në mbarë botën. Të përmirësohet qasja në banimin e sigurtë dhe të shëndetshëm,
në shërbime elementare dhe ato sociale, siç janë shëndeti dhe edukimi që janë
esenciale për një jetë më të mirë për çdo njeri.
2. Investimi
në kapitalin njerëzor. Ky është kusht për zhvillim social-ekonomik dhe për
ndarje të barabrtë të përparësive urbane. Kjo do tu mundësonte qyteteve dhe
regjioneve ti implementojnë politikat në mënyrë më efektive dhe të sigurojnë
se ato u përshtaten nevojave lokale.
3. Nxitja
e mundësive të qëndrueshme ekonomike. Qytetet mund ta nxisin rrijen e
qëndrueshme ekonomike për të varfërit përmes projekteve intenzive të punës, që
kanë të bëjnë në veçanti me punët publike dhe me industrinë ndërtimore. Qytetet
në botën e zhvilluar kanë filluar të ofrojnë siguri sociale, duke i dhënë qasje
në mundësi ekonomike atyre që tradicionalisht nuk kanë qenë të përfshirë.
4. Rritja
e përfshirjes politike. Sot, autoritetet komunale dhe ato nacionale çdo ditë e
më shumë e përdorin filozofinë e njejtë: duke sjellë ne qeveri njerëz të
zakonshëm përmes angazhimeve të përbashkëta. Kjo e nënkupton angazhimin e
njerëzve dhe lagjeve të tyre të participojnë në dialog dhe në vendim-marrje, që
është aspekt fundamental i demokracisë lokale.
5. Promovimi
i përfshirjes kulturore. Kultura historikisht është lënë anash agjendave
zhvillimore ndërkombëtare. Shumë e më shumë politikat lokale zhvillimore i
marrin parasysh dimenzionet kulturore të jetës urbane si kapitali social,
tradita, simbolet, sensi i të qenurit dhe krenaria e vendit. Kjo ndihmon në
integrimin e minoriteteve etnike, mbrojtjen e vlerave regjionale, ruajtjen e
diverzitetit gjuhësor dhe fetar, zgjidhjen e konflikteve di dhe në mbrojtjen e
trashëgimisë.
Duke
lëvizur drejt botës me qytete më të mira dhe politika më të mençura, këto janë
pesë katalizatorët më thelbësor për sukses dhe për një jetë më të mirë për të
gjithë.