Lajme dhe Ngjarje
Qasja gjithëpërfshirëse e MuSPP-it në planifikimin hapësinor: shembull inspirues i proceseve të suksesshme me pjesëmarrje!
MuSPP ftohet të ndaj përvojën në planifikim me pjesëmarrje dhe integrim gjinor për vitin e dytë rradhazi në Shkollën e Planifikimit dhe Zhvillimit Urban- moduli i tretë trajnues, i organizuar nga OJQ vendore "EC Ma Ndryshe" dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Trajnimi i mbajtur më 25-26 qershor, bashkoi 20 pjesëmarrës nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal por gjithëashtu shoqërinë civile si mediat, OJQ vendore, komunitetin e biznesit, student dhe akademik.
MuSPP-i udhëhoqi dy sesione interaktive gjatë të cilave kishte prezentime, ushtrime grupore dhe diskutime te hapura.
Sesioni i pare "Një dekade në planifikimin me pjesëmarrje në Kosovë: Parimet e pjesëmarrjes së publikut në planifikimin hapësinor" prezenoi qasjen e MuSPP-it në adresimin e parimeve kryesore të pjesëmarrjes në projekte të ndryshme gjatë mbështetjes së ofruar kundrejt institucioneve të Kosovës për një decade, si gjithëpërfshierja, relevanca, barazia dhe fuqizimi, si dhe arritjet ne aplikimin e kësaj qasje.
Sesioni i dytë "Një dekade në planifikimin me pjesëmarrje në Kosovë: Qasja, metodologjia dhe mjetet" prezentoi mjetet kryesore të MuSPP-it të aplikuara në procese të planifikimit strategjik si dhe në menaxhimin e Projekteve të Investimeve Kapitale. Prezentimi trajtoi disa çështje si hapat kryesor në organizimin e procesit me pjesëmarrje, kush janë grupet e interesit, pse çështja gjinore është e rëndësishme në planifikimin hapësinor si dhje mjetet e aplikuara në këto procese me focus vizionimin dhe metodat për identifikimin e projekteve.
Kontribut të vacant gjatë dy sesioneve u ofrua nga pjesëmarrës përfaqësues të institucioneve partnere të MuSPP-it. Duke ndarë përvojën e tyre me MuSPP-in në projektet përkatëse ata vlerësuan kontributin shumë original të programit në proceset e planifikimit hapësinor në Kosovë, si në nivelin strategjik ashtu edhe në zhvillimin e projekteve, sidomos permes metodologjive startuese dhe besueshmërisë së ndërtuar pëmes aktiviteteve gjithëpërfshirëse dhe konsistente përgjat procesit.