Lajme dhe Ngjarje
Takimi i gjashtë regjional për Deklaratën e Vjenës
Takimi i 6-të për shqyrtimin e deklaratës së Vjenës u mbajt
prej 3 deri me 4 Qershor 2010 në
Vendet anëtare të Deklaratës së Vjenës respektivisht
shtetet e Evropës Jug-Lindore u paraqitën nga zyrtarë të nivelit qendor,
ekspertë regjiional të nivelit lokal, nga OJQ-të, studiues por gjithashtu edhe
ekspertë ndërkombëtarë dhe organizata të ndyshme.
Të arriturat kryesore dhe sfidat (që nga Shkurti 2009) u
prezentuan dhe u diskutuan për çdo shtet të EJL-së. Sa i përket integrimit të
vendbanimeve joformale dhe grupeve të rrezikuara në praktikë, u prezentuan disa
raste studimore, që pasuan me diskutim interaktiv ku u përmendën implementimi,
mjetet dhe mësimet e mësuara.
Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga përfaqësues nga Ministria
e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (Departamenti i Banimit dhe Ndërtimit), Komuna
e Pejës dhe UN-HABITAT-i zyra në Kosovë, u paraqit me Planin Urban Rregulaltiv për
vendbanimin joformal të Zatrës në Komunën e Pejës, prezentuar nga planerët lokal,
znj.Vjollca Zatriqi-Shala si dhe z.Shkelqim Daci. Përfaqësues i Asociacionit të
Komunave të Kosovës, si pjesë e NALAS-it (Network of Association of Local
Authorities in
Për këtë rast që ishte një mundësi e mirë për vendet anëtare
që të informohen rreth hartimit të sistemit të monitorimit për deklaratën e Vjenës
u prezentua nga Dr.Sasha Tsenkova nga Universiteti i Kalgarit në Kanada. Diskutimi
u fokusua gjithashtu edhe në dokumentin e propozuar për programin regjional për
ngritjen e kapaciteteve (orientimet strategjike, aktivitetet, rregullimet
institucionale, etj.) si dhe në mbështetjen financiare dhe politike për të
vazhduar tutje.
Takimi
regjional për Deklaratën e Vjenës ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave
dhe informatave ndërmjet vendeve të EJL-së për situatën ekzistuese në fushën e
vendbanimeve joformale, procesin e legalizimit dhe në projektet e ardhshme të
planifikuara që kanë për qëllim rregullimin dhe përmirësimin e këtyre
vendbanimeve.
Kosova ka rëndësi të madhe për Deklaratën e Vjenës ku merr
pjesë në takimet e saj që nga viti 2005. Takimet e rregullta ofrojnë prezentim
të të arriturave të vendeve anëtare në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë
me vendbanimet joformale.