Lajme dhe Ngjarje
Çështjet e Infrastrukturës dhe transportit diskuohen në Junik
Si pjesë e
hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Junikut, akterët në këtë process e
organizuan një konferencë ku diskutuan për cështjet që kanë të bëjnë me
transportin dhe infrastrukturën.
Stafi
komunal i Junikut në bashkëpunim më MuSPP-in, Trashëgiminë Kulturore pa Kufi dhe
Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në fokus të diskutimit të
tyre I kishin projektet e mundshme të cilat do tI adresojnë këto çështje si:
· Rrjetet
e infrastrukturës dhe lidhjet
· Rrugët
tranzite dhe transporti i rëndë
· Trasnporti
publik Lokacioni i stacionit të autobusave
· Qasja
në zonën malore
· Infrastruktura
për këmbësorë
Shumë nga këto
çështje janë ngritur në punëtorinë e vizionimit apo janë rezultat i planit
urban i hartuar më herët.
Punëtoria u
drejtua nga Joachim Bergerhoff, Ekspert për mobilitet në MuSPP.
Kjo punëtori
nga ana e pjesëmarrësve u cilësua si shumë konstruktive dhe ata sugjeruan për
takime tjera të këtij lloji të fokusuara në turizmin e egër, bujqësi dhe tema
tjera të rëndësishme për zhvillim të kësaj komune.