Lajme dhe Ngjarje
200 mijë euro për trafikun urban
Me 25 Shkurt 2009, Josef Meiten, përfarqësues i Ministrisë
së Transportit dhe Mobilitetit i Qeverisë Flamane të Belgjikës, së bashku me
Ilhami Gashin, zyrtar në Ministrinë e Transportit të Kosovës u takuan me
kryetarin e Komunës së Pejës, z.Ali Berisha.
Pasi që diskutuan për të arriturat, sfidat dhe projektet
e ardhshme, ata nënshkruan një marrëveshje për implementimin e një projekti që
ka të bëjë me trafikun urban dhe punët përcjellëse, si: rregullimi i
vendparkingjeve, rretheve, hapsirave publike si dhe me rregullimin e parqeve
dhe zonave të gjelbëra. Ky projekt do të financohet nga Qeveria Flamane me vlerë
të përgjithshme prej 200 mijë eurosh.
UN-HABITAT/MuSPP në Kosovë kanë kontribuar në shumë
projekte që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor në Komunën e Pejës siç janë
Pilot Projekti i Autobusit të qytetit dhe përpilimi i Planit Zhvillimor Komunal
dhe Planit Zhvillimor Urban.