Lajme dhe Ngjarje

Njoftim për fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj

Konkursi Ndërkombëtar ishte një prej gjashtë nismave të Projekteve Demonstruese të Programit për Mbështetje Komunave në Planifikimin Hapësinor (MuSSP) për të mbledhur ide kreative për të vënë në veprim vizionin e qytetit. Ky projekt është iniciativë e përbashkët  e bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt dhe UN-HABITAT-i/MuSSP (Sponzoruar nga Sida). Konkursi Ndërkombëtar i Projektit Ideor për Qendrën e Mobilitetit  synoi  të mbledhë ide kreative nga planerët hapësinor dhe urban nga e gjithë bota, që rezultoi me  43 projekte nga 22 vende të ndryshme. Projekti i Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj mëton të integrojë të gjitha mënyrat e transportit në një nyje qendrore, e cila do të bëhet katalizator për regjenerimin e tërsishëm të qendrës urbane.

 

 

Me 19 Maj 2008, Komisioni Përzgjedhës (KP) i posaqëm shqyrtoi të 43 propozim idetë në KUF (Kolegji Univerzitar në Ferizaj), ku u mbajt edhe  ekspozita e të gjitha punimeve prej 13–19 Maj.

 

 

Në takim ishin prezent të gjithë anëtarët e Komisionit të listuar në vijim, përveç Naser Hoxhës përfaqësues nga komuniteti i biznesit.

 

 

  

 

1. Z. Bajrush Xhemajli, Kryetari i KK Ferizaj si dhe kryesues i Komisionit Përzgjedhës 

 

 

2. Znj. Qazime Vata – Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Gjeodezi, Pronësi dhe Katastër

 

 

3. Z. Frank D’hondt – Kordinatorë i Planifikimit hapësinor/UN-HABITAT

 

 

4.Z. Joachim Bergerhof – Ekspert i Mobilitetit/UN-HABITAT

 

 

 

5. Z. Mehdi Berisha,- Hekurudhat e Kosovës

 

 

6.  Z. Kamer Shabanaj – Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit

 

 

7. Z. Luan Nushi – Drejtor i Institutit për Planifikim hapësinor/Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

 

 

8. Znj. Mexhide Lubishtani – përfaqësuese e Këshillit Joformal të Organizatave të Shoqërisë Civile

 

 

9. Z.  Fadil Rexhepi – qytetar nga Komuna e Ferizajt

 

 

10. Z. Naim Pajaziti – përfaqësues nga Shoqata e Transportuesve privat Ferizaji

 

 

  

 

Me një fjalim përshëndetës, takimin e hapi z. Garth Seneque, shefi i ri i zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, i cili falënderoi Komisionin Përzgjedhës dhe Jurinë Profesionale për zotimin dhe angazhimin e tyre si dhe  punën e bërë. Më pas vijoi fjalimi përshëndetës nga Kryetari i Komunës Z. Bajrush Xhemajli si dhe hapja zyrtare e takimit nga Znj. Qazime Vata.

 

 

Shqyrtimi i Komisionit Përzgjedhesu bazua në raportin e Jurisë Profesionale e cila ka rekomanduar një listë të ngushtë të projekteve me numrat shifrorë: 26; o4; 08; 31; 38; 05; 22 dhe 40  [1].

 

 

Komisioni Përzgjedhës ia bashkëngjiti listës së ngushtë edhe  dy projekt propozime tjera: atë me  numër shifror 01 dhe 16  [2].

 

 

Projektet me numër shifror 26 dhe 04 u zgjodhën unanimisht që të shpërblehen me çmimin e parë dhe të dytë. Projekti  me numër shifror 22 mori shtatë vota pro nga gjithsejt dhjetë votues dhe u shpërblye me  çmimin e tretë. Projekt propozimi me numër rendor 31 në fund nuk u përzgjodh për arsye të mospajtueshmërinë me vizionin e qytetit për të mbajtur hekurudhën në qendër të qytetit, por Komisioni Përzgjedhës e shpërbleu qasjen vizionare si dhe prezantimin e mirë grafik me çmim meritor.

 

 

 
  
Të shpërblyerit në bazë numrave shifrorë janë:
 
Çmimi i  parë i jepet kompanisë projektuese SEARLE/WALDRON nga Melbourne/VIC Australi  
Çmimi i dytë i jepet 9272 Architects nga Malmo/Suedi dhe  
Çmimi i tretë i jepet XL Architects nga Prishtina, Kosovë.

 

 
  

Çmimi meritor i jepet propozimit me shifrën nr.31 nga Tower 151 Architects nga Zagreb, Kroaci.

Një komunikatë e shkurtër do të pasojë së bashku për ceremoninë e shpërblimeve si dhe aktiviteteve përcjellëse të fazës së fundit të këtij projekti demonstrues.

 

 

  

 



 


[1] Projekt propozimi me numërshifror  26 vjen nga kompania projektuese SEARLE/WALDRON nga Melbourne/VIC Australi

 

 

04 vjen nga Anna Klara Lundberg nga Malmo/Suedi

 

 

22 vjen nga  XL Architects nga Prishtina, Kosovë.

 

 

1 vjen nga Tower 151 Architects nga Zagreb , Kroaci

 

 

08 vjen nga SKP Architects/ London/UK

 

38 vjen nga Tamara Dede, Afërdita Bytyqi and Chiara Mocci prej 

     Barcelonë/Spanjë

 

 

05 vjen nga T4 & Associates, California/USA

 

 

40 vjen nga South Group from Buenos Aires/Argentina

 

 

                                                      

 

 

[2] Projekt propozimi me numër shifror

 

 

 

 

01 vjen nga SP Architecture, Berlin/Germany

 

 

 

16 vjen nga Concours du 7, Paris/France

 

 

 

  

 

 

 

 

  

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje