Lajme dhe Ngjarje
Njoftim për fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj
Konkursi Ndërkombëtar ishte një prej gjashtë nismave të Projekteve Demonstruese të Programit për Mbështetje Komunave në Planifikimin Hapësinor (MuSSP) për të mbledhur ide kreative për të vënë në veprim vizionin e qytetit. Ky projekt është iniciativë e përbashkët e bashkëfinancuar nga Komuna e Ferizajt dhe UN-HABITAT-i/MuSSP (Sponzoruar nga Sida). Konkursi Ndërkombëtar i Projektit Ideor për Qendrën e Mobilitetit synoi të mbledhë ide kreative nga planerët hapësinor dhe urban nga e gjithë bota, që rezultoi me 43 projekte nga 22 vende të ndryshme. Projekti i Qendrës së Mobilitetit në Ferizaj mëton të integrojë të gjitha mënyrat e transportit në një nyje qendrore, e cila do të bëhet katalizator për regjenerimin e tërsishëm të qendrës urbane.
Me 19 Maj 2008, Komisioni Përzgjedhës (KP) i posaqëm shqyrtoi të 43 propozim idetë në KUF (Kolegji Univerzitar në Ferizaj), ku u mbajt edhe ekspozita e të gjitha punimeve prej 1319 Maj.
Në takim ishin prezent të gjithë anëtarët e Komisionit të listuar në vijim, përveç Naser Hoxhës përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
1. Z. Bajrush Xhemajli, Kryetari i KK Ferizaj si dhe kryesues i Komisionit Përzgjedhës
2. Znj. Qazime Vata Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Gjeodezi, Pronësi dhe Katastër
3. Z. Frank Dhondt Kordinatorë i Planifikimit hapësinor/UN-HABITAT
4.Z. Joachim Bergerhof Ekspert i Mobilitetit/UN-HABITAT
5. Z. Mehdi Berisha,- Hekurudhat e Kosovës
6. Z. Kamer Shabanaj Ministria e Transportit dhe Post-telekomunikacionit
7. Z. Luan Nushi Drejtor i Institutit për Planifikim hapësinor/Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
8. Znj. Mexhide Lubishtani përfaqësuese e Këshillit Joformal të Organizatave të Shoqërisë Civile
9. Z. Fadil Rexhepi qytetar nga Komuna e Ferizajt
10. Z. Naim Pajaziti përfaqësues nga Shoqata e Transportuesve privat Ferizaji
Me një fjalim përshëndetës, takimin e hapi z. Garth Seneque, shefi i ri i zyres së UN-HABITAT-it në Kosovë, i cili falënderoi Komisionin Përzgjedhës dhe Jurinë Profesionale për zotimin dhe angazhimin e tyre si dhe punën e bërë. Më pas vijoi fjalimi përshëndetës nga Kryetari i Komunës Z. Bajrush Xhemajli si dhe hapja zyrtare e takimit nga Znj. Qazime Vata.
Shqyrtimi i Komisionit Përzgjedhesu bazua në raportin e Jurisë Profesionale e cila ka rekomanduar një listë të ngushtë të projekteve me numrat shifrorë: 26; o4; 08; 31; 38; 05; 22 dhe 40 [1].
Komisioni Përzgjedhës ia bashkëngjiti listës së ngushtë edhe dy projekt propozime tjera: atë me numër shifror 01 dhe 16
Projektet me numër shifror 26 dhe 04 u zgjodhën unanimisht që të shpërblehen me çmimin e parë dhe të dytë. Projekti me numër shifror 22 mori shtatë vota pro nga gjithsejt dhjetë votues dhe u shpërblye me çmimin e tretë. Projekt propozimi me numër rendor 31 në fund nuk u përzgjodh për arsye të mospajtueshmërinë me vizionin e qytetit për të mbajtur hekurudhën në qendër të qytetit, por Komisioni Përzgjedhës e shpërbleu qasjen vizionare si dhe prezantimin e mirë grafik me çmim meritor.
Çmimi meritor i jepet propozimit me shifrën nr.31
Një komunikatë e shkurtër do të pasojë së bashku për ceremoninë e shpërblimeve si dhe aktiviteteve përcjellëse të fazës së fundit të këtij projekti demonstrues.
04 vjen nga Anna Klara Lundberg nga Malmo/Suedi
22 vjen nga XL Architects nga Prishtina, Kosovë.
1 vjen nga Tower 151 Architects nga
08 vjen nga SKP Architects/ London/UK
38 vjen nga Tamara Dede, Afërdita Bytyqi and Chiara Mocci prej Barcelonë/Spanjë
05 vjen nga T4 & Associates, California/USA
40 vjen nga South Group from Buenos Aires/Argentina
[2] Projekt propozimi me numër shifror 01 vjen nga SP Architecture, Berlin/Germany
16 vjen nga Concours du 7, Paris/France