Lajme dhe Ngjarje

Hapet shqyrtimi publik në Mitrovicë

Gjatë dy viteve të fundit Mitrovica ka punuar në hartimin e planit zhvillimor komunal dhe atij urban. Procesi i draftimit të këtyre planeve është në fazën përfundimtare dhe është hapur për shqyrtim publik. Hapja e shqyrtimit publik u bë në Qendrën Kulturore në Mitrovicë me 14 Nëntor 2008, në prani të një numri të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare, KFOR-it etj.

Në fjalën hyrëse, kryetari i Mitrovicës z. Bajram Rexhepi tha se qëllimi kryesor i këtyre dokumenteve është të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe hapësinor në Komunën e Mitrovicës. Ai uroi që propozimet të jenë në pajtueshmëri me standardet zhvillimore dhe të reflektojnë në nevojat e të gjithë qytetarëve mitrovicas.

Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim, z. Mehdi Bala e prezentoi procesin e planifikimit dhe u shprehu mirënjohje të gjithë akterëve që kontribuan në të. UN-HABITAT-i raportoi për rezultatet e punëtorisë së vizionimit me të gjitha komunitetet dhe për dokumentin e integruar të Vizionimit, që u konsideruan si mjaft të rëndësishme për procesin e përgatitjes së planeve. Këto plane u prezentuan nga konsulentët e LIN-PROJECT /METRON, që më pas vazhduan me një diskutim me të pranishmit lidhur me çështjet e ngritura nga këta të fundit.

Shqyrtimi publik do të qëndrojë i hapur deri me 14 Janar 2009, ku u apelua te publiku i gjerë që aktivisht të kontribuojë me ide dhe propozime.

 

 

Raport i shkurtë pwr Punëtorinë e Vizionimit për Mitrovicën

Raport i Ilustruar për Vizionimin nw Mitrovicë

Broshurë e Punëtorisë së Vizionimit

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje