Lajme dhe Ngjarje
Hapet shqyrtimi publik në Mitrovicë
Gjatë dy viteve të fundit Mitrovica ka punuar në hartimin e
planit zhvillimor komunal dhe atij urban. Procesi i draftimit të këtyre planeve
është në fazën përfundimtare dhe është hapur për shqyrtim publik. Hapja e shqyrtimit
publik u bë në Qendrën Kulturore në Mitrovicë me 14 Nëntor 2008, në prani të një
numri të madh të qytetarëve, përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe
Planifikimit Hapësinor, institucioneve publike, organizatave ndërkombëtare,
KFOR-it etj.
Në fjalën hyrëse, kryetari i Mitrovicës z. Bajram Rexhepi tha
se qëllimi kryesor i këtyre dokumenteve është të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm
ekonomik, social dhe hapësinor në Komunën e Mitrovicës. Ai uroi që propozimet të
jenë në pajtueshmëri me standardet zhvillimore dhe të reflektojnë në nevojat e
të gjithë qytetarëve mitrovicas.
Drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim, z. Mehdi Bala e
prezentoi procesin e planifikimit dhe u shprehu mirënjohje të gjithë akterëve që
kontribuan në të. UN-HABITAT-i raportoi për rezultatet e punëtorisë së
vizionimit me të gjitha komunitetet dhe për dokumentin e integruar të
Vizionimit, që u konsideruan si mjaft të rëndësishme për procesin e përgatitjes
së planeve. Këto plane u prezentuan nga konsulentët e LIN-PROJECT /METRON, që më
pas vazhduan me një diskutim me të pranishmit lidhur me çështjet e ngritura nga
këta të fundit.
Shqyrtimi publik do të qëndrojë i hapur deri me 14 Janar 2009,
ku u apelua te publiku i gjerë që aktivisht të kontribuojë me ide dhe propozime.
Raport i shkurtë
pwr Punëtorinë e Vizionimit për Mitrovicën