Lajme dhe Ngjarje

Takimi Tripalësh Shqyrtues i Programmit për Mbeshtetje në Planifikimin Hapsinor Komunal (MuSPP)

Më 12 Dhjetor 2008 nw Hotelin Grand në Prishtinë, grupet e interesit u mblodhen, për të shqyrtuar progresin e MuSPP-it dhe për të diskutuar për koperimin e  mëtutjeshëm si dhe sfidat që  do të paraqiten gjatë implementimit të programit. Pjesëmarrës në këtë takimi ishin perfaqësues nga Zyra Nderlidhëse Suedeze/Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Zhvillim (Sida), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), Trashëgimia Kulturore pa Kufi (CHwB), Friedrich Ebert Stiftung (FES), Departamenti dhe Institutiti për Planifikim Hapsinor, Komunat Partnere, Zyra Regjionale e UN-HABITAT-it në Varshavë, dhe UN-HABITAT/MuSPP-i.

Ne vazhdim z.Garth Seneque, kryekëshilltar teknik i UN-HABITAT-it në Kosovë bëri një përmbledhje të shkurtër të arritjeve të programit, projekteve të ardhshme dhe sfidave, derisa znj.Karen McDonalds, drejtoreshë e Sida-s përgezoi arritjet e Kosovës në planifikimin hapsinor në çdo komunë si dhe premtoi për mbështetje të vazhdueshme të Qeverisë suedeze, mbështetje kjo që i ofrohet Kosovës përmes Programit për Mbeshtetjen e Planifikimit Hapsinor Komunal (MuSPP)/ UN-HABITAT, që u nënvizua si mjaft produktive.

Fillimi i MuSPP2, shkëmbimi përvojave dhe progresit në çdo komunë ishte mjaft inkurajuese për grupet e interesit, për perpjekje të vazhdueshme drejt një zhvillimi më të mirë. Përfaqësues nga çdo kumunë prezentuan çeshtjet dhe risitë e aktiviteteve të planifikimit dhe perspektivat për kooperim me UN-HABITAT-in në të ardhmën. Gjatë duskutimeve ishte evidente që përiudha e tranzicionit nga MuSPP1 në MuSPP2 ishte shume e suksesshme për sa i përket kalimit nga njëra fazë në tjetrën dhe bashkëpunimit të mirë në përgatitjen e projekteve dhe kooperimit ndërmjet partnerëve për vitet në vijim.

Në përgjithësi Takimi Tripalësh Shqyrtues ishte shumë produktiv dhe premtues për kooperim të vazhdueshëm ndërmjet grupeve të interesit. Shihej qartë se pjesmarrësit kishin fituar një njohuri më të mirë për bashkëpunim me grupet e interesit dhe kishin identifikuar tashmë hapat në vijim, ku veprimet e nevojshme u identifikuan dhe u diskutuan nga partnerët.

UN-HABITAT-i Kosovë përmes programit MuSPP2 do të vazhdojë të mbështesë MMPH-në dhe komunat partnere në çeshtjet e planifikimit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje