Lajme dhe Ngjarje

Programi Rajonal per Ngritjen e Kapaciteteve dhe Deklarata e Vjenes

Në takimin rajonal për ngritjen e kapaciteteve që po mbahet në Varshave të Polonisë, po marrin pjesë edhe perfaqesues të UN-HABITAT-it nga Programi i Mbeshtetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP). Poashtu në këtë konferencë ishte e përfaqësuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Departamenti për Banim dhe ai për Planifikim Hapësinor, si nënshkruese e mëhershme e Deklaratës së Vjenës për Vendbanimet Joformale në Shtator te 2004 http://www.stabilitypact.org/housing/f%20-%20050415_Vienna%20Declaration.pdf. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rishikimi i mbarëvajtjes së Deklaratës së Vjenës. Rezultatet, përmbajtja dhe sfidat u prezentuan nga përfarqësuesit e UN-HABITAT-it derisa për mësimet e nxjerra, nevojat, aritjet dhe demonstrimin e projekteve prezentuan shtetet pjesëmarrëse në këtë takim.

*** 

Me 24-25 Shkurt, Zyra e UN-HABITAT-it në Varshavë organizoi dy takime lidhur me aktivitetet e UN-HABITAT-it në Evropën Qendrore, Lindore dhe Jugore.

Në takimin e parë morrën pjesë përfaqësues nga 15 shtete që dhanë një kontribut të rëndësishëm në pregatitjen e seancës së dytë të Këshillit konsultativ të Zyres së Varshavës, që planifikohet të mbahet në nivel ministror në Shtator të 2009.

Pjesëmarrësit diskutuan për agjendën pregaditore të Këshillit si dhe për hartimin e deklarateve të mundshme që do të nevojiten për takimin e ardhshëm. Ata i prezentuan edhe komentet e tyre lidhur me Programin e UN-HABITAT-it për 2009 – 2010 të zyreve që veprojnë nën ombrellën e Zyrës së Varshavës, duke përfshirë edhe sesionin e 22-të të Këshillit Qeverisës të UN-HABITAT-it në Nairobi, por gjithashtu edhe për programet e implementuara nga UN-HABITAT-i në shtetet e ballkanike..

Në fjalën hyrëse, Olgierd Dziekoński, Nënsekretar i Ministrisë Polake të Infrastrukturës, nënvizoi se Ministria dhe personalisht ministri Cezary Grabarczyk, u kushtojnë vëmendje të veçantë aktiviteteve të Zyres së Varshavës dhe aktiviteteve të zhvilluara nën ombrellën e saj. Ai e përmendi edhe rolin e UN-HABITAT-it në promovimin e menagjimit urban të integruar. Kjo nevojitet për krijimin e lidhjeve të ardhshme në mes të instrumenteve politike në sferën e rivitalizimit dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e potencialit ekonomik të hapësirave urbane, deklaroi O. Dziekoński.

Ai tha se me adaptimin e Traktatit të Lizbonës, Anëtarët e EU-së do të përqendrohen më shumë në dimenzionin urban të politikës kohezive evropiane duke siguruar masa ligjore të përshtatshme për iniciativa në nivel kombëtar. Një numër i këtyre iniciativave do të mund të realiohej nga Zyra e UN-HABITAT-it në Varshavë që më pas të trajtohet si burim i “praktikave të mira” për të gjithë partnerët e interesuar.

Me 25 Shkurt, kontakt personat e Programit Regjional të ngritjes së kapaciteteve (RCSP) për zhvillim urban dhe banim, së bashku me përfaqësues nga qarqet akademike, diskutuan për fushat e prioriteteve dhe modalitetet për rizhvillim të RCSP-së, si iniciativë e përbashkët e UN-HABITAT-it dhe Paktit të Stabilitetit.

Rëndësi të madhe iu dha çështjes së legalizimit dhe urbanizimit të vendbanimeve joformale, dhe në mënyrë të përgjithshme ndryshimeve të menagjimit urban dhe nevojës së edukimit të planerëve urban në përputhje me zhvillimin e programeve tranjuese. Mësimet e marra nga aktivitetet e UN-HABITAT-it në regjion, ndihmuan në ridefinimin e sferës së aktiviteteve të RCSP-së për vitin 2009 dhe më tutje, dhe gjithashtu edhe të mekanizmave të ngjajshme të koperimit regjional.

Pjesëmarrësit nga Qeveritë partnere rikonfirmuan përkushtimin e tyre për Deklaratën e Vjenës që ka të bëjë me vendbanimet joformale, nënshkruar në Shtator të 2004, e rëndësishme për posedimin e një platforme regjionale dhe mundësi të rregullta shkëmbimi të veprimeve të ndërmarra normative dhe operacionale në vendet nënshkruese të marrëveshjes për të çuar përpara qëllimet e Deklaratës. Në takim u dakordua të organizohet takimi i 6-të regjional i Deklaratës së Vjenës.

 

Burimi: http://www.unhabitat.org.pl/en/aktualnosci.php?news=235&wid=14

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje