Lajme dhe Ngjarje
Programi Rajonal per Ngritjen e Kapaciteteve dhe Deklarata e Vjenes
Në takimin
rajonal për ngritjen e kapaciteteve që po mbahet në Varshave të Polonisë, po
marrin pjesë edhe perfaqesues të UN-HABITAT-it nga Programi i Mbeshtetjes së
Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë (MuSPP). Poashtu në këtë konferencë
ishte e përfaqësuar edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në
Kosovë, Departamenti për Banim dhe ai për Planifikim Hapësinor, si nënshkruese
e mëhershme e Deklaratës së Vjenës për Vendbanimet Joformale në Shtator te 2004
http://www.stabilitypact.org/housing/f%20-%20050415_Vienna%20Declaration.pdf.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rishikimi i mbarëvajtjes së Deklaratës së
Vjenës. Rezultatet, përmbajtja dhe sfidat u prezentuan nga përfarqësuesit e
UN-HABITAT-it derisa për mësimet e nxjerra, nevojat, aritjet dhe demonstrimin e
projekteve prezentuan shtetet pjesëmarrëse në këtë takim.
***
Me 24-25 Shkurt, Zyra e UN-HABITAT-it në Varshavë organizoi dy
takime lidhur me aktivitetet e UN-HABITAT-it në Evropën Qendrore, Lindore dhe
Jugore.
Në takimin e parë morrën pjesë përfaqësues nga 15 shtete që dhanë
një kontribut të rëndësishëm në pregatitjen e seancës së dytë të Këshillit
konsultativ të Zyres së Varshavës, që planifikohet të mbahet në nivel ministror
në Shtator të 2009.
Pjesëmarrësit diskutuan për agjendën pregaditore të Këshillit si
dhe për hartimin e deklarateve të mundshme që do të nevojiten për takimin e
ardhshëm. Ata i prezentuan edhe komentet e tyre lidhur me Programin e
UN-HABITAT-it për 2009 2010 të zyreve që veprojnë nën ombrellën e Zyrës së
Varshavës, duke përfshirë edhe sesionin e 22-të të Këshillit Qeverisës të
UN-HABITAT-it në Nairobi, por gjithashtu edhe për programet e implementuara nga
UN-HABITAT-i në shtetet e ballkanike..
Në fjalën hyrëse, Olgierd Dziekoński, Nënsekretar i Ministrisë
Polake të Infrastrukturës, nënvizoi se Ministria dhe personalisht ministri
Cezary Grabarczyk, u kushtojnë vëmendje të veçantë aktiviteteve të Zyres së
Varshavës dhe aktiviteteve të zhvilluara nën ombrellën e saj. Ai e përmendi
edhe rolin e UN-HABITAT-it në promovimin e menagjimit urban të integruar. Kjo
nevojitet për krijimin e lidhjeve të ardhshme në mes të instrumenteve politike
në sferën e rivitalizimit dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me fuqizimin e
potencialit ekonomik të hapësirave urbane, deklaroi O. Dziekoński.
Ai tha se me adaptimin e Traktatit të Lizbonës, Anëtarët e EU-së do
të përqendrohen më shumë në dimenzionin urban të politikës kohezive evropiane
duke siguruar masa ligjore të përshtatshme për iniciativa në nivel kombëtar. Një
numër i këtyre iniciativave do të mund të realiohej nga Zyra e UN-HABITAT-it në
Varshavë që më pas të trajtohet si burim i praktikave të mira për të gjithë
partnerët e interesuar.
Me 25 Shkurt, kontakt personat e Programit Regjional të ngritjes së
kapaciteteve (RCSP) për zhvillim urban dhe banim, së bashku me përfaqësues nga qarqet
akademike, diskutuan për fushat e prioriteteve dhe modalitetet për rizhvillim të
RCSP-së, si iniciativë e përbashkët e UN-HABITAT-it dhe Paktit të Stabilitetit.
Rëndësi të madhe iu dha çështjes së legalizimit dhe urbanizimit të
vendbanimeve joformale, dhe në mënyrë të përgjithshme ndryshimeve të menagjimit
urban dhe nevojës së edukimit të planerëve urban në përputhje me zhvillimin e
programeve tranjuese. Mësimet e marra nga aktivitetet e UN-HABITAT-it në
regjion, ndihmuan në ridefinimin e sferës së aktiviteteve të RCSP-së për vitin 2009
dhe më tutje, dhe gjithashtu edhe të mekanizmave të ngjajshme të koperimit
regjional.
Pjesëmarrësit nga Qeveritë partnere rikonfirmuan përkushtimin e
tyre për Deklaratën e Vjenës që ka të bëjë me vendbanimet joformale, nënshkruar
në Shtator të 2004, e rëndësishme për posedimin e një platforme regjionale dhe
mundësi të rregullta shkëmbimi të veprimeve të ndërmarra normative dhe
operacionale në vendet nënshkruese të marrëveshjes për të çuar përpara qëllimet
e Deklaratës. Në takim u dakordua të organizohet takimi i 6-të regjional i
Deklaratës së Vjenës.
Burimi: http://www.unhabitat.org.pl/en/aktualnosci.php?news=235&wid=14