Lajme dhe Ngjarje

200 mijë euro për trafikun urban

Me 25 Shkurt 2009, Josef Meiten, përfarqësues i Ministrisë së Transportit dhe Mobilitetit i Qeverisë Flamane të Belgjikës, së bashku me Ilhami Gashin, zyrtar në Ministrinë e Transportit të Kosovës u takuan me kryetarin e Komunës së Pejës, z.Ali Berisha.

Pasi që diskutuan për të arriturat, sfidat dhe projektet e ardhshme, ata nënshkruan një marrëveshje për implementimin e një projekti që ka të bëjë me trafikun urban dhe punët përcjellëse, si: rregullimi i vendparkingjeve, rretheve, hapsirave publike si dhe me rregullimin e parqeve dhe zonave të gjelbëra. Ky projekt do të financohet nga Qeveria Flamane me vlerë të përgjithshme prej 200 mijë eurosh.

UN-HABITAT/MuSPP në Kosovë kanë kontribuar në shumë projekte që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor në Komunën e Pejës siç janë Pilot Projekti i Autobusit të qytetit dhe përpilimi i Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje