Lajme dhe Ngjarje

UN-HABITAT mbështet Asociacionin e Komunave të Kosovës në çështjet ligjore

Si vazhdim i mbështetjes së UN-HABITAT-it për Asociacionin e Komunave të Kosovës, në takimin e Kolegjiumit të Planifikimit Hapsinor, mbajtur me 13 Mars 2009, UN-HABITAT prezentoi amandamentet e Ligjit të Planifikimit Hapsinor. Prezentimi u bë nga këshilltari ligjor i UN-HABITAT-it, Z.Lazim Salihu.

Ky takim i dha mundësi drejtorëve të planifikimit urban dhe kadastrës(si përbërës të kolegjiumit) të informohen me andamentet e ligjit të Planifikimit Hapësinor. Ky takim u fokusua në çështjet e planifikimit si: qëllimi i ligjit, përcaktimet dhe cështjet e planifikimit, vendbanimet joformale, të dhënat, impelmentimi i planeve, leja urbane dhe kushtet e përkohshme në rregullimin e hapësinor në veçanti afati i përpilimit të planeve. Prezentimi ishte interaktiv që ngriti shumë pyetje nga ana e pjesëmarrësve.

Kjo ishte hera e parë që amandementet e Ligjit të Planifikimit Hapësinor u prezentuan në kolegjium. Hapat e radhës që do të duhej të ndërmerren për punën e kolegjiumit, dhe gjithashtu edhe rezultatet e pyetësorit lidhur me kapacitetet e drejtorateve komunale për planifikim ishin nga temat e diskutuara. Vlen të theksohet se Kolegjiumi i planifikimit hapësinor mbështetet nga USAID/Iniciativa për komuna efektive. Rekomandimet e nxjerra nga ky takim kanë të bëjnë me krijimin e grupeve punuese që do të fokusohen në strukturimin e drejtorateve komunale për planifikim, por gjithashtu edhe me inicimin e debateve tematike në çështjet specifike të planifikimit.

Në takimin e ardhshëm, ndërtimet ilegale do të jetë temë kryesore e takimit. Nw fund, UN-HABITAT-i u pajtua që ta mbështesë kolegjiumin në punën e tij.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje