Lajme dhe Ngjarje
UN-HABITAT mbështet Asociacionin e Komunave të Kosovës në çështjet ligjore
Si vazhdim i
mbështetjes së UN-HABITAT-it për Asociacionin e Komunave të Kosovës, në takimin
e Kolegjiumit të Planifikimit Hapsinor, mbajtur me 13 Mars 2009, UN-HABITAT
prezentoi amandamentet e Ligjit të Planifikimit Hapsinor. Prezentimi u bë nga këshilltari
ligjor i UN-HABITAT-it, Z.Lazim Salihu.
Ky takim i
dha mundësi drejtorëve të planifikimit urban dhe kadastrës(si përbërës të
kolegjiumit) të informohen me andamentet e ligjit të Planifikimit Hapësinor. Ky
takim u fokusua në çështjet e planifikimit si: qëllimi i ligjit, përcaktimet dhe
cështjet e planifikimit, vendbanimet joformale, të dhënat, impelmentimi i
planeve, leja urbane dhe kushtet e përkohshme në rregullimin e hapësinor në veçanti
afati i përpilimit të planeve. Prezentimi ishte interaktiv që ngriti shumë pyetje
nga ana e pjesëmarrësve.
Kjo ishte
hera e parë që amandementet e Ligjit të Planifikimit Hapësinor u prezentuan në
kolegjium. Hapat e radhës që do të duhej të ndërmerren për punën e kolegjiumit,
dhe gjithashtu edhe rezultatet e pyetësorit lidhur me kapacitetet e
drejtorateve komunale për planifikim ishin nga temat e diskutuara. Vlen të
theksohet se Kolegjiumi i planifikimit hapësinor mbështetet nga USAID/Iniciativa
për komuna efektive. Rekomandimet e nxjerra nga ky takim kanë të bëjnë me
krijimin e grupeve punuese që do të fokusohen në strukturimin e drejtorateve
komunale për planifikim, por gjithashtu edhe me inicimin e debateve tematike në
çështjet specifike të planifikimit.
Në takimin
e ardhshëm, ndërtimet ilegale do të jetë temë kryesore e takimit. Nw fund,
UN-HABITAT-i u pajtua që ta mbështesë kolegjiumin në punën e tij.