Lajme dhe Ngjarje
Planifikimi hapёsinor nё Kosovё diskutohet nё Univerzitetin e Firencës
Muajin e kaluar, kosovarёt e festuan vitin
e parё qё prej ditёs sё shpalljes sё pavarёsisё. Skena tё shumta tё njerёzve tё
lumtur, muzikё, vallёzim ... dhe hedhje tё orkestruar tё fishekzjarreve. Realiteti
i pёrditshёm ёshtё pak mё ndryshe. Jo vetёm nё termat ekonomik ku papunёsia e
ka arritur shkallёn e 40%, por edhe nё termat e legjislacionit institucional. Miratimi
i ligjit tё ri kushtetues nё vitin 2008 dhe gjithashtu edhe disa ndryshime tjera
tё ligjit ekzistues e bёjnё tё mundur njё administratё publike mё tё frytshme
dhe mё efikase duke pёrfshirё edhe fushёn e planifikimit hapёsinor. Njё nga
parakushtet pёr rregullimin urban ёshtё mundёsia e planerёve tё shkolluar urban
dhe UN-HABITAT-it si implementuese e Programit tё Mbёshtetjes sё Planifikimit
Hapёsinor Komunal qё tё mbёshtet iniciativat qё kanё pёr qёllim krijimin e
bashkёpunimit me studiuesit kosovarё dhe homologёt tjerё evropianё dhe botёrorё.
Kёto ditё, Huig Deneef, kёshilltar pёr
planifikim hapёsinor nё MuSPP nё komunёn e Pejёs, u ftua nga Prof.
Arch.Raffaele Paloscia, shef i Departamentit tё Planifikimit Hapёsinor dhe Regjional
nё Univerzitetin e Firences, tё prezentojё pёr situatёn e planifikimit hapёsinor
nё Kosovё. Kjo vizitё ishte mundёsi e fillimit tё bashkёpunimit nё mes tё
planerёve hapёsinor italianё dhe atyre kosovarё.
Prezentimi qё u dha me 10 Shkurt 2009 u pёrcoll
nga ana e studentëve, profesorëve dhe profesionistёve. Pjesa e parё e
prezentimit kishte karakter informativ qё e paraqiste njё kuadёr tё gjerё tё
legjislacionit dhe praktikёs sё planifikimit, duke u nisur para dhe pas luftёs
si dhe angazhimin e UN-HABITAT-it nё kёtё fushё pёrmes programit tё tashёm dhe
programeve tё mёhershme. Pjesa e dytё u fokusua nё diskutimin qё u inicua
vetvetiu nga deklaratat qё kanё tё bёjnё me mekanizmat pёr qёllim tё zbatimit tё
kontrollit tё zhvillimit si korniza ligjore dhe nevoja pёr fuqizimin e shoqёrisё
civile.
Nё kundёrshtim me planifikimin hapёsinor tё
rregulluar italian, aspekti plaktik dhe planifikues zgjoi interes tё madh pёr
studiuesit me qёllim tё gjetjes sё metodave kreative pёr implementimin e
politikave tё planifikimit hapёsinor tё qёndrueshёm. Fushat tjera qё u
diskutuan nga tё pranishmit ishin edhe pёrdorimi i planifikimit zonal apo rёndёsia
e tё ashtuquajturёs planifikimi i anasjellё. Pёr qartёsim tё diskutimit tё kёtyre
dy kocepteve ato u definuan si: planifikimi zonal i cili i referohet qasjes sё
pёrgjithshme tё futjes sё tё gjitha aktiviteteve tё zhvillimit tё planifikimit
nё njё plan tё vetёm , si Plani Zhvillimor Urban. Planifikimi i anasjellё i referohet
planifikimit dhe rregullimit tё tokёs qё nuk ёshtё e pёrcaktuar pёr ndёrtim
duke e definuar dhe pёrcaktuar vlerёn e tokёs bujёsore, ujit, pyjeve, zonave
natyrore etj. Planifikimi plotёsues progresiv ёshtё poashtu valid edhe nё Itali.
Pёr
ilustrimin e nevojёs sё pёrfshirjes sё kёtyre qasjeve, Huig Deneef nё
prezentimin e tij tё dhёnё u bazua nё projekt planin e tij ku ekipi i UN-HABITAT-it
nё Pejё ёshtё duke punuar nё dy nivelet pёr implementimin e projekteve
strategjike tё cilat pёrfshijnё mekanizmat pёr kontrollimin e zhvillimit si dhe
pёrmirёsimin e kushteve tё jetesёs. Projekti ka pёr qёllim rregullimin e rrugёs
by-pass nё Pejё. Me kёtё do tё rregullohet nё njё anё zhvillimi urban dhe rruga
do tё funksionojё si kufi urban, derisa nё anёn tjetёr ridrejtimi i trafikut
nga qendra e qytetit nё rrugёn by pass do tё ndihmonte nё pёrmirёsimin e jetёs
sё qytetarёve nё fushat qё kanё tё bёjnё me nivelin e zhurmёs, ndotjes sё ajrit
dhe sigurisё nё trafik.
Nё vazhdёn e bashkёpunimit me
Univerzitetin e Firencёs, dy studentё tё kёtij univerziteti sё shpejti do tё
fillojnё tё punёojnё si internё pёr 3 muaj nё Pejё, me qёllim tё mbёshtetjes sё
implementimit tё kёtij projekti strategjik dhe ti pёrfundojnё studimet e tyre
master nё fushёn e planifikimit regjional dhe urban. Prezenca e tyre jo vetёm qё
do tё rrisё bashkёpunimin nё mes tё planerёve kosovarё dhe italianё, por gjithashtu
do tё ndihmojё nё krijimin e bashkёpunimit nё mes tё studentёve dhe praktikantёve
nga shtetet anёtare tё EU-sё.