Lajme dhe Ngjarje

MuSPP i bashkangjitet OSBE-së në ngritjen e vetëdijes për te drejtat e banimit dhe të pronësisë

Një numër i tryezave regjionale lidhur me të drejtat e banimit dhe të pronësisë të organizuara nga OSBE-ja në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor të UN-HABITAT-it janë mbajtur në disa vende të Kosovës duke filluar nga 4-8 Maj, 2009.

Këto takime mblodhën përfaqësues nga autoritetet komunale,ministritë relevante, përfaqësues të shërbimeve komunale, akterë nga shoqëria civile dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, të cilët diskutuan për të drejtat e banimit dhe të pronësisë. Këto tryeza kishin për qëllim zhvillimin e strategjive të përmiresimit të qasjes së sigurt në pronë dhe standarde të banimit për të gjithë banorët e Kosovës, në kontekst të vendbanimeve joformale.

Një anketë e organizuar këto ditë nga OSBE-ja dhe e analizuar nga MuSPP-i tregoi për nje diverzitet në tipologjinë e vendbanimeve joformale por gjithashtu edhe e shfaqi nevojën për mirëkuptim nga ana e partnerëve në dallimet në mes të vendbanimeve joformale dhe ndërtimeve ilegale. Adresimi i çështjes së vendbanimeve joformale është një nga objektivat kryesore të Programit të Mbështetjes Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë dhe është i lidhur ngushtë me mandatin e UN-HABITAT-it dhe angazhimit të tij në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje