Lajme dhe Ngjarje
MuSPP i bashkangjitet OSBE-së në ngritjen e vetëdijes për te drejtat e banimit dhe të pronësisë
Një numër i
tryezave regjionale lidhur me të drejtat e banimit dhe të pronësisë të
organizuara nga OSBE-ja në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit
Hapësinor të UN-HABITAT-it janë mbajtur në disa vende të Kosovës duke filluar
nga 4-8 Maj, 2009.
Këto takime
mblodhën përfaqësues nga autoritetet komunale,ministritë relevante, përfaqësues
të shërbimeve komunale, akterë nga shoqëria civile dhe përfaqësues të
komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, të cilët diskutuan për të drejtat e banimit
dhe të pronësisë. Këto tryeza kishin për qëllim zhvillimin e strategjive të përmiresimit
të qasjes së sigurt në pronë dhe standarde të banimit për të gjithë banorët e
Kosovës, në kontekst të vendbanimeve joformale.
Një anketë e
organizuar këto ditë nga OSBE-ja dhe e analizuar nga MuSPP-i tregoi për nje
diverzitet në tipologjinë e vendbanimeve joformale por gjithashtu edhe e shfaqi
nevojën për mirëkuptim nga ana e partnerëve në dallimet në mes të vendbanimeve
joformale dhe ndërtimeve ilegale. Adresimi i çështjes së vendbanimeve joformale
është një nga objektivat kryesore të Programit të Mbështetjes Planifikimit Hapësinor
Komunal në Kosovë dhe është i lidhur ngushtë me mandatin e UN-HABITAT-it dhe
angazhimit të tij në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.