Lajme dhe Ngjarje
Qytetarët pjesëamarrës në disenjimin e qasjes në shkollën fillore në Mitrovicë
Qasje e sigurtë në shkollë! Punëtoria e
tretë e konslutimit me nxënës dhe prindër, mbajtur me 14 Korrik.
Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Shkollën Fillore Meto
Bajraktari organizuan punëtorinë e tretë në lidhje me qasjen e sigurtë në këtë
shkollë fillore. Punëtoria ishte pjesë e procesit pjesëmarrës të disenjimit dhe
angazhimit aktiv të të gjitha grupeve të akterëve si: nxënësit,
prindërit, administrata e shkollës, HANDIKOS-i, banorët, policia, kompanitë e shërbimeve
publike si dhe zyrtarët komunalë.
Pranimi i propozimeve për përmirësimin e rritjes së
sigurisë së nxënësve gjatë shkuarjes në shkollë dhe parapërgatitjet për bërjen
e zonës së banimit më të favorshme për këmbësorët ishte qëllim i këtij takimi.
Shkaktari kryesor i mungesës së sigurisë, identifikuar
gjatë punëtorive të mëhershme ishte mosndalesa e qasjes së veturave në oborrin
e shkollës që në veçanti sjellte rrezik për fëmijët që dilnin dhe hynin në
oborin e shkollës në këmbë.
Pas pajtimit me zgjidhjen ideore, stafi i MuSPP-it në
bashkëpunim me zyrtarët komunalë do të punojnë në finalizimin e planeve të
detajuara. Projekti u fokusua në udhëkryqin që lidhet me oborrin e shkollës
fillore. Poashtu u shtjellua edhe nevoja e vendosjes së rrethojave përreth
bllokut të banimit për qëllim të krijimit të qasjes së dytë në oborrin e shkollës
dhe përmirësimin e hapësirës publike përreth ndërtesës.
Me qëllim të gjetjes së opcioneve të zbatueshme punëtoria
u fokusua në opinonet e banorëve të këtyre ndërtesave. Një komplet i materialit
grafik që e ilustron shkurtimisht procesin e dizajnimit identifikimin e
problemit dhe elaborimin e zgjidhjes së projektit ideor është përgatitur dhe iu
është dorëzuar banorëve, të bashkëngjitur me një ftesë për qëllimin e takimit.
Nga punëtoria u konkludua se projekti ideor i detajuar
dhe kalkulimi i shpenzimeve do të përpunohet edhe më tutje nga ana e zyrtarëve
komunalë para daljes në tender. Projekti do të bashkëfinancohet nga MuSPP-i (financuar
nga Sida implementuar nga UN-HABITAT-i) dhe Komuna e Mitrovicës.
Të gjitha palët do të informohen me kohë për
implementimin e punimeve.