Lajme dhe Ngjarje

Qytetarët pjesëamarrës në disenjimin e qasjes në shkollën fillore në Mitrovicë

Qasje e sigurtë në shkollë! – Punëtoria e tretë e konslutimit me nxënës dhe prindër, mbajtur me 14 Korrik. 

Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe Shkollën Fillore Meto Bajraktari organizuan punëtorinë e tretë në lidhje me qasjen e sigurtë në këtë shkollë fillore. Punëtoria ishte pjesë e procesit pjesëmarrës të disenjimit dhe angazhimit aktiv të të gjitha grupeve të akterëve si: nxënësit, prindërit, administrata e shkollës,  HANDIKOS-i, banorët, policia, kompanitë e shërbimeve publike si dhe zyrtarët komunalë.

Pranimi i propozimeve për përmirësimin e rritjes së sigurisë së nxënësve gjatë shkuarjes në shkollë dhe parapërgatitjet për bërjen e zonës së banimit më të favorshme për këmbësorët ishte qëllim i këtij takimi.

Shkaktari kryesor i mungesës së sigurisë, identifikuar gjatë punëtorive të mëhershme ishte mosndalesa e qasjes së veturave në oborrin e shkollës që në veçanti sjellte rrezik për fëmijët që dilnin dhe hynin në oborin e shkollës në këmbë.

Pas pajtimit me zgjidhjen ideore, stafi i MuSPP-it në bashkëpunim me zyrtarët komunalë do të punojnë në finalizimin e planeve të detajuara. Projekti u fokusua në udhëkryqin që lidhet me oborrin e shkollës fillore. Poashtu u shtjellua edhe nevoja e vendosjes së rrethojave përreth bllokut të banimit për qëllim të krijimit të qasjes së dytë në oborrin e shkollës dhe përmirësimin e hapësirës publike përreth ndërtesës.

Me qëllim të gjetjes së opcioneve të zbatueshme punëtoria u fokusua në opinonet e banorëve të këtyre ndërtesave. Një komplet i materialit grafik që e ilustron shkurtimisht procesin e dizajnimit – identifikimin e problemit dhe elaborimin e zgjidhjes së projektit ideor është përgatitur dhe iu është dorëzuar banorëve, të bashkëngjitur me një ftesë për qëllimin e takimit.

Nga punëtoria u konkludua se projekti ideor i detajuar dhe kalkulimi i shpenzimeve do të përpunohet edhe më tutje nga ana e zyrtarëve komunalë para daljes në tender. Projekti do të bashkëfinancohet nga MuSPP-i (financuar nga Sida implementuar nga UN-HABITAT-i) dhe Komuna e Mitrovicës.

Të gjitha palët do të informohen me kohë për implementimin e punimeve.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje