Lajme dhe Ngjarje

UN-HABITAT-i i prezenton propozimet për riorganizimin e qendrës së vjetër të Prizrenit

UN-HABITAT-i në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prizrenit i prezentoi propozimet për përmirësimin e qendrës së vjetër të qytetit, të dala nga punëtoritë e organizuara më herët.

Përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Prizrenit premtuan se në një të ardhme të afërt zona përreth do ta merr të njejtën pamje si sheshi Shadërvan. Ndër të tjera theksuan se ky prezentim shpjegon se si rezultatet nga konsultimet publike duke e përfshirë vizitën në terren, mund të inkorporohen si propozime për këtë projekt.

Këto propozime kanë evoluar në projekte të investimeve kapitale të cilat do të bashkë-financohen nga ana e Komunës dhe MuSPP 2, mbështetur nga Sida dhe i implementuar nga UN-HABITAT-i. 

Plani dhe shpenzimet e këtij projekti do të prezentohet para një paneli të pavarur për vlerësim me 28 Shtator. Nëse aprovohet, detajet e tjera të këtij projekti do të jipen më vonë. Pasi që të kryhen të gjitha procedurat e tenderimit nga Komuna, projekti do të fillojë së implementuari në pranverë të 2010, derisa projekti e përfshin Zonën Historike të Prizrenit.

 

Gjatë këtij prezentimi, sugjerimet dhe vërejtjet e dhëna nga pjesëmarrësit kishin të bënin me:

·         Përmirësimin e ndriçimit publik;

·         Largimin e parkingjeve nga qendra e qytetit ;

·         Organizimin e vizitave për turistët;

·         Restaurimin e vendeve të trashëgimisë kulturore;

·         Restaurimin e Kinos Lumbardhi;

·         Restaurimin e shtëpisë së Ymer Prizrenit dhe me

·         sinjalet akustike dhe vizuele për personat me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta dhe largimin e drunjve që ia humbin pamjen Shadërvanit.Për implementimin e këtij projekti UN-HABITAT do t’i investojë 50% të shumës totale, derisa gjysma tjetër do të jipet nga Komuna e Prizrenit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje