Lajme dhe Ngjarje
UN-HABITAT-i i prezenton propozimet për riorganizimin e qendrës së vjetër të Prizrenit
UN-HABITAT-i në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prizrenit i
prezentoi propozimet për përmirësimin e qendrës së vjetër të qytetit, të dala
nga punëtoritë e organizuara më herët.
Përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Prizrenit premtuan se në një të
ardhme të afërt zona përreth do ta merr të njejtën pamje si sheshi Shadërvan. Ndër
të tjera theksuan se ky prezentim shpjegon se si rezultatet nga konsultimet
publike duke e përfshirë vizitën në terren, mund të inkorporohen si propozime për
këtë projekt.
Këto propozime kanë evoluar në projekte të investimeve kapitale të
cilat do të bashkë-financohen nga ana e Komunës dhe MuSPP 2, mbështetur nga
Sida dhe i implementuar nga UN-HABITAT-i.
Plani dhe shpenzimet e këtij projekti do të prezentohet para një
paneli të pavarur për vlerësim me 28 Shtator. Nëse aprovohet, detajet e tjera të
këtij projekti do të jipen më vonë. Pasi që të kryhen të gjitha procedurat e
tenderimit nga Komuna, projekti do të fillojë së implementuari në pranverë të
2010, derisa projekti e përfshin Zonën Historike të Prizrenit.
Gjatë këtij prezentimi, sugjerimet dhe vërejtjet e dhëna nga pjesëmarrësit
kishin të bënin me:
· Përmirësimin
e ndriçimit publik;
· Largimin e
parkingjeve nga qendra e qytetit ;
· Organizimin
e vizitave për turistët;
· Restaurimin
e vendeve të trashëgimisë kulturore;
· Restaurimin
e Kinos Lumbardhi;
· Restaurimin
e shtëpisë së Ymer Prizrenit dhe me
· sinjalet
akustike dhe vizuele për personat me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të
veçanta dhe largimin e drunjve që ia humbin pamjen Shadërvanit.Për implementimin e këtij projekti UN-HABITAT do ti investojë 50%
të shumës totale, derisa gjysma tjetër do të jipet nga Komuna e Prizrenit.