Lajme dhe Ngjarje

Paneli për selektimin e projekteve të investimeve kapitale

Zhvillimi dhe implementimi i projekteve të investimeve kapitale është një komponentë e rëndësishme e Programit të Mbështetetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal. Duke e ndjekur eksperiencën me demo-projektet, hartuar dhe implementuar së bashku me komunat partnere, raundi i tanishëm i projekteve është hartuar së bashku me akterë të ndryshëm.

Tri kategoritë e projekt-propozimeve iu prezentuan panelit në përbërje të përfaqësuesve të Sida-s, organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor. Kategoria e parë përbëhej nga projekt propozimet e kompletuara, të gatshme të tenderohen, në kategorinë e dytë ishin projektet të cilave u është përfunduar fizibiliteti, derisa grupin e tretë e përbënin projektet në fazën konceptualizimit.

Dy projektet e Komunës së Mitrovicës, Qasja në shkollën Meto Bajraktari dhe korridori i gjelbër i lumit Lushta u kualifikuan në kategorinë e parë. Pjesë e kategorisë së dytë ishte projekti i Prizrenit, që e përfshinë revitalizimin e rrugës Farkatarëve. Ky projekt u prezentua nga dy zyrtarët komunalë, nga drejtoria e shërbimeve publike dhe ajo e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor. Ekipet e Ferizajt dhe Gjilanit prezentuan konceptet e projekteve, që në parim konceptet e tyre janë dorëzuar dhe që kanë nevojë për mbështetje nga specialistët. Projekti i Ferizajt fokusohet në mbrojtjen e zonave të rrezikuara nga vërshimet. Projekti i dorëzuar për Gjilanin ka të bëjë me uljen e rrezikshmërisë së ndërtimeve në rast të tërmeteve, që ka të bëjë me ndërtimin e pjesës shtesë në njërën nga shkollat në mënyrë të zvogëlimit të pasojave.Projektet e investimeve kapitale do të financohen nga Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor i UN-HABITAT-it dhe nga komuna përkatëse.

Për më shumë informata rreth projekteve, shikojeni përshkrimin e projekteve:

 

Revitalizimi i Rrugës së Farkatarëve

UN-HABITAT-i  dhe komuna e Prizrenit  së bashku do të punojnë në dorëzimin e projektit të investimit kapital të zonës historike të Prizrenit. Ky projekt do të jetë nismë e fillimit të implementimit të Planit Zhvillimor të Konzervimit të Zonës Historike të Prizrenit, me fjalë tjera, përkthimit të planeve strategjike në eksperiencë të re për qytetarët e Prizrenit.

Objektivi kryesor është që të ofrohet një projekt i prekshëm, i mbështetur nga të dy palët, përmes një serie intervenimesh në krijimin e kushteve për lëvizjen e këmbësorëve brenda objekteve të trashëgimisë, duke përdorur teknikë të planifkimit pjesëmarrës, standarde të reja të projektimit dhe teknika të menagjimit të projekteve. Në mënyrë më specifike, nga ky projekt do të integrohet zona historike e Prizreni (Shadervan) së bashku me rrugën e Fakatarëve si linje e lëvizshmërisë brenda zonës historike.Më shumë për lokacionin e projektit mund të informoheni më poshtë

Në Kosovë, Prizreni referohet si “xhevahir i Kosovës” në bazë të atributeve të poseduara sa i përket trashëgimisë kulturore. Megjithkëtë këto atribute/objekte janë të shpërndara brenda zonës historike, e në këtë mënyrë lidhja në mes këtyre objekteve është i rëndësishëm. Prandaj, ky projekt ka për qëllim, që t’i vë në pah vlerat e trashëgimsië së qytetit por gjithashtu edhe ta ngrisë kualitetin jetësor të popullatës urbane dhe të kontribuojë në zhvillim të qendrushëm në Prizren.Për më tepër ky projekt do t’i lidh objektet e trashëgimisë brenda një zone, duke i përmirësuar hapësirat publike ku në një kontekst të duhur të kenë qasje të gjithë. Tipar kryesor i këtij projekti ka të bëjë me këmbësorët, në futjen e materialeve të qasshme për të gjithë, dhe për të siguruar lëvizjen e këmbësorëve në mes të rrugës Farkatarëve dhe Shadërvanit. Faza e fizibilitetit të këtij projekti veç se ka përfunduar dhe është përshëndetur nga të dy palët si nga ana e UN-HABITAT-it dhe Komunës së Prizrenit, por edhe nga banorët e rrugës Farkatarëve, bizneset lokale si dhe shoqëria civile. Hapi tjetër ka të bëjë me tenderimin e projektit, derisa implementimi i këtij projekti do të fillojë me 2010.   

 

Qasja në shkollën Meto Bajraktari

Projekti i qasjes në shkollën Meto Bajraktari doli si rezultat i planifikimit pjesëmarrës i hartuar gjatë vitit të kaluar, në të cilin involvohen të gjitha elementet që nga komuniteti i shkollës, akterët nga sfera publike, banorët përreth si dhe OJQ-ja Handikos.Projekti i projektuar gjatë verës dhe vjeshtës u prezentua para panelit për miratim përfundimtar. Masat që do të merren për ngadalësimin e trafikut për të parën herë në Mitrovicë, ka të bëjë me rritjen e nivelit të udhëkryqit në nivel të gjerësisë së trotuarit, në mënyrë që t’u jiper prioritet këmbësorëve. Në këtë projekt veç të tjerash përfshihet edhe një rrugë alternative, por gjithashtu edhe rregullimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirës përreth.

Paneli e vlerësoi involvimin e komunitetetit si shumë të fuqishëm në gjetjen e zgjidhjes së përgjithshme dhe të realizueshme.Të gjitha propozimet janë elaboruar në mënyrë të detajuar, dhe projekti mund të filojë së implementuari. Nga e tëra kjo, ky nuk do të jetë fundi i këtij projekti, ku ky project do të monitorohet dhe të përmirësohet nëse është nevoja si pjesë e qasjes së pjesëmarrjes afatgjate në përmirësimin e mjedisit të shkollës dhe të lagjes. 

 

Korridori i gjelbër i lumit Lushta  

Korridoret e gjelbëra përreth tri lumenjve të qytetit janë pjesë e rëndësishme e Planit Zhvillimor Komunal si pjesë e përmirësimit te infrastrukturës së gjëlbër(të kaltër) të qytetit. Projekti që iu prezentua panelit ka për qëllim të përmirësimit të lidhjes ndërmjet Lumit Lushta me rrugët e qytetit dhe me trotuaret në tri lokalitete, me qëllim të funksionimit të këtij lumi sa më shpejt të jetë e mundur. Ky projekt do ta fuqizojë mbështetjen publike për rehabilitimin e lumit Lushta, ndër të tjera ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza gjatë tërë rjeshës së lumit që është bazament për zhvillimet e mëtutjeshme që kanë të bëjnë me regullimin urban dhe mjedisor.

Paneli e çmoi karakterin multi – dimensional të këtij projekti që do të krijojë beneficione afat shkurtëra, siç ka qenë projekti i mëhershëm i MuSPP-it në parkun  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci  (ish Solana) dhe shkolla Meto Bajraktari.Hapat e tjerë të këtij projekti kanë të bëjnë me elaborimin e planeve të detajuara të tri lokacioneve të identifikuara, ndër të tjera edhe bulevardi Teuta dhe rruga  Selaci. Në të njejtën kohë, grupi për përpilimin e këtij projekti ka filluar parapërgatitjet për ridizajnimin e ulëseve përgjatë tërë rjedhës së lumit, nga udhëkryqi e deri te rruga magjistrale për Podgoricë. Të gjitha këto do të prezentohen në takimin e ardhshëm të panelit.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje