Lajme dhe Ngjarje
Paneli për selektimin e projekteve të investimeve kapitale
Zhvillimi dhe implementimi i projekteve të investimeve kapitale është
një komponentë e rëndësishme e Programit të Mbështetetjes së Planifikimit Hapësinor
Komunal. Duke e ndjekur eksperiencën me demo-projektet, hartuar dhe
implementuar së bashku me komunat partnere, raundi i tanishëm i projekteve është
hartuar së bashku me akterë të ndryshëm.
Tri kategoritë e projekt-propozimeve iu prezentuan panelit në përbërje
të përfaqësuesve të Sida-s, organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe
Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor. Kategoria e parë përbëhej nga
projekt propozimet e kompletuara, të gatshme të tenderohen, në kategorinë e dytë
ishin projektet të cilave u është përfunduar fizibiliteti, derisa grupin e tretë
e përbënin projektet në fazën konceptualizimit.
Dy projektet e Komunës së Mitrovicës, Qasja në shkollën Meto
Bajraktari dhe korridori i gjelbër i lumit Lushta u kualifikuan në kategorinë e
parë. Pjesë e kategorisë së dytë ishte projekti i Prizrenit, që e përfshinë
revitalizimin e rrugës Farkatarëve. Ky projekt u prezentua nga dy zyrtarët
komunalë, nga drejtoria e shërbimeve publike dhe ajo e Urbanizmit dhe
Planifikimit Hapësinor. Ekipet e Ferizajt dhe Gjilanit prezentuan konceptet e
projekteve, që në parim konceptet e tyre janë dorëzuar dhe që kanë nevojë për
mbështetje nga specialistët. Projekti i Ferizajt fokusohet në mbrojtjen e
zonave të rrezikuara nga vërshimet. Projekti i dorëzuar për Gjilanin ka të bëjë
me uljen e rrezikshmërisë së ndërtimeve në rast të tërmeteve, që ka të bëjë me ndërtimin
e pjesës shtesë në njërën nga shkollat në mënyrë të zvogëlimit të pasojave.Projektet e investimeve kapitale do të financohen nga Programi i
Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor i UN-HABITAT-it dhe nga komuna
përkatëse.
Për më shumë informata rreth projekteve, shikojeni përshkrimin e
projekteve:
Revitalizimi
i Rrugës së Farkatarëve
UN-HABITAT-i dhe komuna e
Prizrenit së bashku do të punojnë në dorëzimin
e projektit të investimit kapital të zonës historike të Prizrenit. Ky projekt
do të jetë nismë e fillimit të implementimit të Planit Zhvillimor të
Konzervimit të Zonës Historike të Prizrenit, me fjalë tjera, përkthimit të planeve
strategjike në eksperiencë të re për qytetarët e Prizrenit.
Objektivi kryesor është që të ofrohet një projekt i prekshëm, i mbështetur
nga të dy palët, përmes një serie intervenimesh në krijimin e kushteve për lëvizjen
e këmbësorëve brenda objekteve të trashëgimisë, duke përdorur teknikë të
planifkimit pjesëmarrës, standarde të reja të projektimit dhe teknika të menagjimit
të projekteve. Në mënyrë më specifike, nga ky projekt do të integrohet zona
historike e Prizreni (Shadervan) së bashku me rrugën e Fakatarëve si linje e lëvizshmërisë
brenda zonës historike.Më shumë për lokacionin e projektit mund të informoheni më poshtë
Në Kosovë, Prizreni referohet si xhevahir i Kosovës në bazë të
atributeve të poseduara sa i përket trashëgimisë kulturore. Megjithkëtë këto atribute/objekte
janë të shpërndara brenda zonës historike, e në këtë mënyrë lidhja në mes këtyre
objekteve është i rëndësishëm. Prandaj, ky projekt ka për qëllim, që ti vë
në pah vlerat e trashëgimsië së qytetit por gjithashtu edhe ta ngrisë
kualitetin jetësor të popullatës urbane dhe të kontribuojë në zhvillim të
qendrushëm në Prizren.Për më tepër ky projekt do ti lidh objektet e trashëgimisë brenda
një zone, duke i përmirësuar hapësirat publike ku në një kontekst të duhur të
kenë qasje të gjithë. Tipar kryesor i këtij projekti ka të bëjë me këmbësorët,
në futjen e materialeve të qasshme për të gjithë, dhe për të siguruar lëvizjen
e këmbësorëve në mes të rrugës Farkatarëve dhe Shadërvanit. Faza e fizibilitetit të këtij projekti veç se ka përfunduar dhe është
përshëndetur nga të dy palët si nga ana e UN-HABITAT-it dhe Komunës së
Prizrenit, por edhe nga banorët e rrugës Farkatarëve, bizneset lokale si dhe
shoqëria civile. Hapi tjetër ka të bëjë me tenderimin e projektit, derisa
implementimi i këtij projekti do të fillojë me 2010.
Qasja
në shkollën Meto Bajraktari
Projekti i qasjes në shkollën Meto Bajraktari doli si rezultat i planifikimit pjesëmarrës i hartuar gjatë vitit të kaluar, në të cilin involvohen të gjitha elementet që nga komuniteti i shkollës, akterët nga sfera publike, banorët përreth si dhe OJQ-ja Handikos.Projekti i projektuar gjatë verës dhe vjeshtës u prezentua para panelit për miratim përfundimtar. Masat që do të merren për ngadalësimin e trafikut për të parën herë në Mitrovicë, ka të bëjë me rritjen e nivelit të udhëkryqit në nivel të gjerësisë së trotuarit, në mënyrë që tu jiper prioritet këmbësorëve. Në këtë projekt veç të tjerash përfshihet edhe një rrugë alternative, por gjithashtu edhe rregullimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirës përreth.
Paneli e vlerësoi involvimin e komunitetetit si shumë të fuqishëm
në gjetjen e zgjidhjes së përgjithshme dhe të realizueshme.Të gjitha propozimet janë elaboruar në mënyrë të detajuar, dhe
projekti mund të filojë së implementuari. Nga e tëra kjo, ky nuk do të jetë
fundi i këtij projekti, ku ky project do të monitorohet dhe të përmirësohet nëse
është nevoja si pjesë e qasjes së pjesëmarrjes afatgjate në përmirësimin e
mjedisit të shkollës dhe të lagjes.
Korridori
i gjelbër i lumit Lushta
Korridoret e gjelbëra përreth tri lumenjve të qytetit janë pjesë e
rëndësishme e Planit Zhvillimor Komunal si pjesë e përmirësimit te
infrastrukturës së gjëlbër(të kaltër) të qytetit. Projekti që iu prezentua
panelit ka për qëllim të përmirësimit të lidhjes ndërmjet Lumit Lushta me rrugët
e qytetit dhe me trotuaret në tri lokalitete, me qëllim të funksionimit të këtij
lumi sa më shpejt të jetë e mundur. Ky projekt do ta fuqizojë mbështetjen
publike për rehabilitimin e lumit Lushta, ndër të tjera ndërtimi i kolektorit të
ujërave të zeza gjatë tërë rjeshës së lumit që është bazament për zhvillimet e
mëtutjeshme që kanë të bëjnë me regullimin urban dhe mjedisor.
Paneli e çmoi karakterin multi dimensional të këtij projekti që
do të krijojë beneficione afat shkurtëra, siç ka qenë projekti i mëhershëm i
MuSPP-it në parkun Fehmi dhe Xhevë
Lladrovci (ish Solana) dhe shkolla Meto Bajraktari.Hapat e tjerë të këtij projekti kanë të bëjnë me elaborimin e
planeve të detajuara të tri lokacioneve të identifikuara, ndër të tjera edhe
bulevardi Teuta dhe rruga Selaci. Në
të njejtën kohë, grupi për përpilimin e këtij projekti ka filluar parapërgatitjet
për ridizajnimin e ulëseve përgjatë tërë rjedhës së lumit, nga udhëkryqi e deri
te rruga magjistrale për Podgoricë. Të gjitha këto do të prezentohen në
takimin e ardhshëm të panelit.