Lajme dhe Ngjarje

Presidenti Obama flet në Ditën Botërore të Habitat-it

Presidenti  Barack Obama në mesazhin e dhënë, të hënën, në Ditën Botërorë të Habitat-it tha se administrata e tij është e interesuar drejt partneritetit me organizata të ndryshme lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët amerikanë, duke përfshirë strehimin.
“Dita Botërore e Habitat-it është një rast i mire që të shikohet se si t’u ndihmohet njerëzve në gjetjen e zgjidhjes së problemit të banimit” tha ai, në mesazhin e transmetuar tek të pranishmit në Ndërtesën e Muzeut Kombëtar në Uashington, që e bëri këtë ceremoni më të ngjyrshme.
Presidenti Obama tha se vetëm me anë të partneritetit, sfidat do të mund të adresohen, duke theksuar se Qeveria Amerikane e vetme nuk do të mund të kishte sukses.
Ai tha se Dita Botërore e Habitat-it, erdhi në një moment kritik ku shumë njerëz ballafaqohen me një spektër të pastrehësisë.

Epiqendra e festimit të Ditës Botërore të Habitatit në mbarë botën ishte Uashingtoni, në seri ngjarjesh organizuar nga Departamenti Amerikan për Banim dhe Zhvillim Urban.
Në ndërkohë, ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, Dr. Susan Rice paralajmëroi për sfidat me të cilat përballet njerëzimi në përgjithësi në lidhje me banimin.
“Rreth një e gjashta e njerëzimit sot jeton në vendbanime joformale dhe ky nivel do të rritet në një të afërme të afërt, dhe do të jetë një sfidë e madhe për ta zgjidhur këtë çështje” tha ajo.
Në fjalimin e hyrjes, Z. Shaun Donovan, Sekretar i Banimit dhe Zhvillimit Urban tha: “Ne ballafaqohemi me valën më të madhe të rritjes urbane në histori të njerëzimit. Për herë të parë ndonjëherë, më shumë se gjysma e popullsisë botërore jeton në zonat metropolitane. Deri me 2030, pothuajse 5 miliard njerëz do të jetojnë në zonat urbane. Së bashku me këto zhvillime vijnë sfida të mëdha në dhënien e shërbimeve mjekësore dhe ruajtjen e ujit të pijes dhe në ofrimin e sigurtë të transportit efektiv”.

Në pikat kryesore të kësaj ngjarjeje u përfshi edhe prezentimi i çmimeve të nderit të Kombeve të Bashkuara për të arritura individuale, të qyteteve apo institutcioneve në çështje të vendbanimeve njerëzore.  

Tradicionalisht, në Ditën Botërore të Habitatit promovohet Raporti Global i Vendbanimeve Njerëzore. Në përputhje me traditën, tema e raportit është e njejtë me Ditën Botërore të Habitat-it, Planifikimi për të ardhmen urbane.
Sekretari i Departamentit Amerikan për Banim dhe Zhvillim Urban, Shaun Donovan dhe Drejtoresha ekzekutive e UN-HABITAT-it, Znj. Anna Anna Tibaijuka janë mikpritës të festimit një ditor në Ndërtesën e Muzeur Kombëtar në Uashington.
Planifikimi i së ardhmes tonë urbane është tema për këtë vit, që ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për përmirësimin e planifikimit urban që merret me sfidat e reja të shekullit 21, në mënyrë që qytetet ta menagjojnë dhe zvogëlojnë ndikimin e ndryshimit klimatik, krizës ekonomike dhe varfërisë urbane në mbarë botën.
"Presidenti Obama ishte i interesuar që ne të jemi të angazhuar në dikutimin global mbi vizionin tonë të përbashkët në krijimin e komuniteteve urbane të qëndrueshmë, si nga ana shoqërore dhe mjedisore," tha znj. Donovan në mesazhin e postuar në ueb faqen e Departamentit.
"Tash është kohë e sfidave të mëdha dhe mundësi e mirë për adresimin e çështjeve të banimit dhe qëndrueshmërisë në shek 21 me të cilat ballafaqohen kombet në mbarë botën. Duke bashkëpunuar me UN-HABITAT-in, kombet tjera, organizatat, praktikantët, përfaqësuesit industrialë, partnerët nga sektori publik dhe privat si dhe të tjerët mund të punojnë për një qasje më gjithpërfshirëse“ shtoi ndër të tjera ajo, derisa në mesazhin e tij në shënimin e Ditës Botërore të Habitait, Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, tha:

„Kontraste të zymta dalin edhe nga sektorët e bizneseve teknologjikisht të avancuara dhe me shërbime të mira, por edhe nga sektorë të tjerë të industrisë në rënie, dhe bizneseve tjera joformale. Për më mirë, planifikimi i drejtë urban është esencial”
Në mesazhin e saj, Znj. Tibaijuka tha se alternativa për këtë vit reflekton në faktin se në shumë vende të botës, sistemi i planifikimit urban ka ndryshuar pak dhe në shumë raste kjo ndikon në rritjen e problemeve, se sa në zgjidhjene tyre.

“Është e qartë te ne në UN-HABITAT por edhe te partnerët tanë në qeveri, komuna, dhe në nivelin e komuniteteve se qasja aktuale në planifikim duhet të ndryshojë dhe që roli në planifkimin e zhvillimit të qendrueshëm urban duhet të gjindet” tha ajo.
Të shtunën ajo organozoi pritje për Asociacionin Amerikan të Planerëve dhe Asociacionin e Kollegjeve dhe Shkollave të Planifikimit.Dita Botërore e Habitat-it kremtohet çdo vit në qytetet në mbarë botën që nga 1986.
Në ndërkohë, UN-HABITAT i shpalli grantet prej 5,000 deri në 25,000 Dollarë amerikanë për 67 projekte rinore nga mbarë bota, si pjesë e  Fondit të UN-HABITAT-it për mundësi të reja për rininë urbane - Led Development.  

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje