Lajme dhe Ngjarje
Presidenti Obama flet në Ditën Botërore të Habitat-it
Presidenti Barack Obama në mesazhin e dhënë, të hënën, në
Ditën Botërorë të Habitat-it tha se administrata e tij është e interesuar drejt
partneritetit me organizata të ndryshme lidhur me sfidat me të cilat
ballafaqohen qytetarët amerikanë, duke përfshirë strehimin.
Dita Botërore e Habitat-it është një rast i mire që të shikohet se si tu
ndihmohet njerëzve në gjetjen e zgjidhjes së problemit të banimit tha ai, në
mesazhin e transmetuar tek të pranishmit në Ndërtesën e Muzeut Kombëtar në
Uashington, që e bëri këtë ceremoni më të ngjyrshme.
Presidenti Obama tha se vetëm me anë të partneritetit, sfidat do të mund të
adresohen, duke theksuar se Qeveria Amerikane e vetme nuk do të mund të kishte
sukses.
Ai tha se Dita Botërore e Habitat-it, erdhi në një moment kritik ku shumë njerëz
ballafaqohen me një spektër të pastrehësisë.
Epiqendra e
festimit të Ditës Botërore të Habitatit në mbarë botën ishte Uashingtoni, në
seri ngjarjesh organizuar nga Departamenti Amerikan për Banim dhe Zhvillim
Urban.
Në ndërkohë, ambasadori amerikan pranë Kombeve të Bashkuara, Dr. Susan Rice paralajmëroi
për sfidat me të cilat përballet njerëzimi në përgjithësi në lidhje me banimin.
Rreth një e gjashta e njerëzimit sot jeton në vendbanime joformale dhe ky
nivel do të rritet në një të afërme të afërt, dhe do të jetë një sfidë e madhe
për ta zgjidhur këtë çështje tha ajo.
Në fjalimin e hyrjes, Z. Shaun Donovan, Sekretar i Banimit dhe Zhvillimit Urban
tha: Ne ballafaqohemi me valën më të madhe të rritjes urbane në histori të
njerëzimit. Për herë të parë ndonjëherë, më shumë se gjysma e popullsisë botërore
jeton në zonat metropolitane. Deri me 2030, pothuajse 5 miliard njerëz do të
jetojnë në zonat urbane. Së bashku me këto zhvillime vijnë sfida të mëdha në dhënien
e shërbimeve mjekësore dhe ruajtjen e ujit të pijes dhe në ofrimin e sigurtë të
transportit efektiv.
Në pikat
kryesore të kësaj ngjarjeje u përfshi edhe prezentimi i çmimeve të nderit të
Kombeve të Bashkuara për të arritura individuale, të qyteteve apo
institutcioneve në çështje të vendbanimeve njerëzore.
Tradicionalisht,
në Ditën Botërore të Habitatit promovohet Raporti Global i Vendbanimeve Njerëzore.
Në përputhje me traditën, tema e raportit është e njejtë me Ditën Botërore të
Habitat-it, Planifikimi për të ardhmen urbane.
Sekretari i Departamentit Amerikan për Banim dhe Zhvillim Urban, Shaun Donovan
dhe Drejtoresha ekzekutive e UN-HABITAT-it, Znj. Anna Anna Tibaijuka janë
mikpritës të festimit një ditor në Ndërtesën e Muzeur Kombëtar në Uashington.
Planifikimi i së ardhmes tonë urbane është tema për këtë vit, që ka për qëllim
të ngrisë vetëdijen për përmirësimin e planifikimit urban që merret me sfidat e
reja të shekullit 21, në mënyrë që qytetet ta menagjojnë dhe zvogëlojnë
ndikimin e ndryshimit klimatik, krizës ekonomike dhe varfërisë urbane në mbarë
botën.
"Presidenti Obama ishte i interesuar që ne të jemi të angazhuar në
dikutimin global mbi vizionin tonë të përbashkët në krijimin e komuniteteve
urbane të qëndrueshmë, si nga ana shoqërore dhe mjedisore," tha znj. Donovan
në mesazhin e postuar në ueb faqen e Departamentit.
"Tash është kohë e sfidave të mëdha dhe mundësi e mirë për adresimin e çështjeve
të banimit dhe qëndrueshmërisë në shek 21 me të cilat ballafaqohen kombet në
mbarë botën. Duke bashkëpunuar me UN-HABITAT-in, kombet tjera, organizatat,
praktikantët, përfaqësuesit industrialë, partnerët nga sektori publik dhe
privat si dhe të tjerët mund të punojnë për një qasje më gjithpërfshirëse
shtoi ndër të tjera ajo, derisa në mesazhin e tij në shënimin e Ditës Botërore
të Habitait, Sekretari i përgjithshëm i KB, Ban Ki-moon, tha:
Kontraste
të zymta dalin edhe nga sektorët e bizneseve teknologjikisht të avancuara dhe
me shërbime të mira, por edhe nga sektorë të tjerë të industrisë në rënie, dhe
bizneseve tjera joformale. Për më mirë, planifikimi i drejtë urban është
esencial
Në mesazhin e saj, Znj. Tibaijuka tha se alternativa për këtë vit reflekton në
faktin se në shumë vende të botës, sistemi i planifikimit urban ka ndryshuar
pak dhe në shumë raste kjo ndikon në rritjen e problemeve, se sa në zgjidhjene
tyre.
Është e
qartë te ne në UN-HABITAT por edhe te partnerët tanë në qeveri, komuna, dhe në
nivelin e komuniteteve se qasja aktuale në planifikim duhet të ndryshojë dhe që
roli në planifkimin e zhvillimit të qendrueshëm urban duhet të gjindet tha
ajo.
Të shtunën ajo organozoi pritje për Asociacionin Amerikan të Planerëve dhe
Asociacionin e Kollegjeve dhe Shkollave të Planifikimit.Dita Botërore
e Habitat-it kremtohet çdo vit në qytetet në mbarë botën që nga 1986.Në
ndërkohë, UN-HABITAT i shpalli grantet prej 5,000 deri në 25,000 Dollarë
amerikanë për 67 projekte rinore nga mbarë bota, si pjesë e Fondit të UN-HABITAT-it për mundësi të reja për
rininë urbane - Led Development.