Lajme dhe Ngjarje

Tryezë e rrumbullakët për Teknikat e Vizionimit në Planifikimin Pjesëmarrës

Se si të përdoret në mënyrë efektive “teknika e vizionimit” në planifikimin pjesëmarrës dhe deri në çfarë mase rezultatet e punëtorive kanë reflektuar në planet zhvillimore komunale dhe urbane të komunave partnere, ishte temë e Tryezës së Rrumbullakët organizuar me 9 Tetor 2009 nga Programi i Mbështetjes së Komunave në Planifikimin Hapësinor, i implementuar nga UN-HABITAT-i, në bashkëpunim me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe Friedrich Ebert Stiftung,. Përfaqësues nga nëntë komunat partnere, përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit Lokal, Institutit të Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor dhe nga organizata tjera të shoqërisë civile morën pjesë në diskutim duke i spikatur të arriturat e punëtorive të vizionimit dhe sfidat e dala nga to.

Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me veprimet e mëtutjeshme që duhet të mirren pas ciklit të parë të punëtorive të vizoinimit dhe të jipen rekomandimet se si të përdoren këto teknika në komunat tjera.

Në fjalën e tij hyrëse, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar, i përmendi shumë çështje që kanë të bëjnë me procesin e planifikimit urban dhe hapësinor. Ekzistenca e vendbanimeve joformale dhe nevoja e shfrytëzimit të tokës për zhvillim të qëndrueshëm janë prioritetet kryesore të Ministrisë që ai drejton.  

Se si rezultatet e vizionimit janë reflektuar në planet zhvillimore komunale dhe në projektet kapitale, për këtë prezentuan pesë komuna partnere të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal. Për këto çështje u fol si nga  përfaqësues nga niveli komunal por edhe nga shoqëria civile që ishte e angazhuar në këto punëtori duke diskutuar për perspektiva të ndryshme të kësaj çështjeje.

“”Formati” i zhvilluar nga MuSPP-i për këto punëtori që përfshin trajnim themelor të pejsëmarrësve në principet e planifikimit, fokusohet në “mësimin duke bërë”. Pa dyshim, punëtoritë e vizionimit ishin aktivitetet e planifikimit më gjithpërfshirëse të organizuara ndonjëherë nga komunat e Kosovës që i dhanë mundësi shoqërisë civile të kontribojë në mënyrë aktive në planifikimin urban dhe komunal” thanë të pranishmit.   

Shembujt e suksesshëm si Mitrovica apo Juniku u prezentuan nga zyrtarët komunalë të cilët theksuan se prioritetet e dala nga punëtoritë e vizionimit janë inkorporuar në Planet Zhvillimore Komunale dhe Urbane dhe nga to janë bërë projekte konkrete. Disa nga këto projekte janë në fazën e fundit të planifikimit, dhe do të implementohen si projekte të investimeve kapitale, nga e Programit të MuSPP-it por edhe nga komuna përkatëse.

Në ndërkohë, në disa komuna, përfaqësues të shoqërisë civile e shprehën brengën e tyre në lidhje me mungesën e bashkëpunimit me autoritetet e qeverisë lokale. Po ashtu u nënvizua se qytetarët nuk janë të përfshirë në të gjitha proceset e vendimmarrjes. Në lidhje me ndryshimet e shpeshta politike në komuna, lindin sfida të reja për krijimin e relacioneve të mira me autoritetet lokale.

Përfaqësues nga Shoqëria Civile dhe Pushteti Lokal e kanë dhënë një kontribut të çmuar gjatë diskutimit në tryezë, që ndër të tjera e tregoi sensin e pronësisë në plane, që janë bërë bërë nga përfshirja e tyre në proceset e planifikimit.

Gjatë takimit u konkludua se të gjitha përvojat dhe mësimet e mësuara do të ndahen edhe me komunat tjera.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje