Lajme dhe Ngjarje
Tryezë e rrumbullakët për Teknikat e Vizionimit në Planifikimin Pjesëmarrës
Se si të përdoret në mënyrë efektive teknika e vizionimit në
planifikimin pjesëmarrës dhe deri në çfarë mase rezultatet e punëtorive kanë
reflektuar në planet zhvillimore komunale dhe urbane të komunave partnere,
ishte temë e Tryezës së Rrumbullakët organizuar me 9 Tetor 2009 nga Programi i
Mbështetjes së Komunave në Planifikimin Hapësinor, i implementuar nga
UN-HABITAT-i, në bashkëpunim me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufi dhe
Friedrich Ebert Stiftung,. Përfaqësues nga nëntë komunat partnere, përfaqësues të
Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Pushtetit
Lokal, Institutit të Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor dhe nga organizata
tjera të shoqërisë civile morën pjesë në diskutim duke i spikatur të arriturat
e punëtorive të vizionimit dhe sfidat e dala nga to.
Qëllimi i këtij takimi kishte të bënte me veprimet e mëtutjeshme që
duhet të mirren pas ciklit të parë të punëtorive të vizoinimit dhe të jipen
rekomandimet se si të përdoren këto teknika në komunat tjera.
Në fjalën e tij hyrëse, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,
Z. Mahir Yagcilar, i përmendi shumë çështje që kanë të bëjnë me procesin e
planifikimit urban dhe hapësinor. Ekzistenca e vendbanimeve joformale dhe
nevoja e shfrytëzimit të tokës për zhvillim të qëndrueshëm janë prioritetet
kryesore të Ministrisë që ai drejton.
Se si rezultatet e vizionimit janë reflektuar në planet
zhvillimore komunale dhe në projektet kapitale, për këtë prezentuan pesë komuna
partnere të Programit për Mbështetjen e Planifikimit Hapësinor Komunal. Për këto
çështje u fol si nga përfaqësues nga
niveli komunal por edhe nga shoqëria civile që ishte e angazhuar në këto punëtori
duke diskutuar për perspektiva të ndryshme të kësaj çështjeje.
Formati i zhvilluar nga MuSPP-i për këto punëtori që përfshin
trajnim themelor të pejsëmarrësve në principet e planifikimit, fokusohet në mësimin
duke bërë. Pa dyshim, punëtoritë e vizionimit ishin aktivitetet e planifikimit
më gjithpërfshirëse të organizuara ndonjëherë nga komunat e Kosovës që i dhanë
mundësi shoqërisë civile të kontribojë në mënyrë aktive në planifikimin urban
dhe komunal thanë të pranishmit.
Shembujt e suksesshëm si Mitrovica apo Juniku u prezentuan nga
zyrtarët komunalë të cilët theksuan se prioritetet e dala nga punëtoritë e
vizionimit janë inkorporuar në Planet Zhvillimore Komunale dhe Urbane dhe nga
to janë bërë projekte konkrete. Disa nga këto projekte janë në fazën e fundit të
planifikimit, dhe do të implementohen si projekte të investimeve kapitale, nga e
Programit të MuSPP-it por edhe nga komuna përkatëse.
Në ndërkohë, në disa komuna, përfaqësues të shoqërisë civile e
shprehën brengën e tyre në lidhje me mungesën e bashkëpunimit me autoritetet e
qeverisë lokale.
Përfaqësues nga Shoqëria Civile dhe Pushteti Lokal e kanë dhënë një
kontribut të çmuar gjatë diskutimit në tryezë, që ndër të tjera e tregoi sensin
e pronësisë në plane, që janë bërë bërë nga përfshirja e tyre në proceset e
planifikimit.
Gjatë takimit u konkludua se të gjitha përvojat dhe mësimet e mësuara
do të ndahen edhe me komunat tjera.