Lajme dhe Ngjarje

Konferenca mbi përfshirjen sociale: Në hap me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit

Konferenca mbi përfshirjen sociale/ në hap me Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, u mbajt me 19-20 Tetor, 2009. Kjo konferencë i mblodhi parlamentarët e Kosovës dhe të regjionit të EJL, organizatat e shoqërisë civile, donatorët si dhe sektorin privat me qëllim të diskutimit të çështjeve të shëndetit, edukimit, ekonomisë dhe punësimit, çështjet mjedisore, qeverisjen dhe koordinimin e donatorëve në kontekst të përfshirjes sociale dhe Objektivave Zhvilimore të Mijëvjeçarit.

Arijeta Himaduna, zyrtare për Ndërlidhje dhe Qeverisje në MuSPP/UN-HABITAT, e udhëhoqi grupin punues për Qeverisje dhe Mjedis. Ky grup diskutoi për çështje të ndryshme si ndotja e ambientit, ujit dhe mengjimin e ujërave të zeza, vendbanimet joformale dhe ndërtimet ilegale dhe për sigurinë nga perspektiva gjinore dhe të drejtat e njeriut.

Diskutimi grupor kishte në fokus aspeketet e qeverisjes si kompetencat e qeverisë lokale, pjesëmarrjen publike në vendim marrje, qasjen pjesëmarrëse në procesin zhvillimor, klriteret e qeverisjes së mirë, dhe indeksin e qeverisjes urbane.

Me qëllim të arritjes së rezultateve të dukshme, është me rëndësi të adresohen çështjet e përmendura më lart, duke përdorur norma dhe parime të qeverisjes së mirë. Një nga çështjet kryesore të përmendura ishte nevoja për ndarje të duhur buxhetore në përputhje me standardet dhe kriteret evropiane.

Kontribut tjetër i MuSPP/UN-HABITAT për grupin e Mjedisit dhe të Qeverisjes ishte dokumenti i OZHM-së për përfshirjen sociale dhe të drejtat e njeriut në qytete, shikuar nga këndi gjinor. Çështjet e ngritura në dokument u pranuan nga të pranishmit si rekomandime.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje