Lajme dhe Ngjarje

Çështjet e Infrastrukturës dhe transportit diskuohen në Junik

Si pjesë e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Junikut, akterët në këtë process e organizuan një konferencë ku diskutuan për cështjet që kanë të bëjnë me transportin dhe infrastrukturën.

Stafi komunal i Junikut në bashkëpunim më MuSPP-in, Trashëgiminë Kulturore pa Kufi dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në fokus të diskutimit të tyre I kishin projektet e mundshme të cilat do t’I adresojnë këto çështje si:

·         Rrjetet e infrastrukturës dhe lidhjet

·         Rrugët tranzite dhe transporti i rëndë

·         Trasnporti publik – Lokacioni i stacionit të autobusave

·         Qasja në zonën malore

·         Infrastruktura për këmbësorë

Shumë nga këto çështje janë ngritur në punëtorinë e vizionimit apo janë rezultat i planit urban i hartuar më herët.

Punëtoria u drejtua nga Joachim Bergerhoff, Ekspert për mobilitet në MuSPP.  

Kjo punëtori nga ana e pjesëmarrësve u cilësua si shumë konstruktive dhe ata sugjeruan për takime tjera të këtij lloji të fokusuara në turizmin e egër, bujqësi dhe tema tjera të rëndësishme për zhvillim të kësaj komune.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje