Lajme dhe Ngjarje
Në Gjilan diskutohet për qëndrueshmërinë e ndërtesave publike në raste tërmetesh
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me stafin dhe konsultantët
e Programit Mbështetës të Komunave në Planifikim Hapësinor organizuan punëtori
për sigurinë e ndërtesave publike në këtë qytet dhe për solucionet e përforcimit
të këtyre ndërtesave që të jenë më të qëndrushme në rast tërmetesh. Pjesëmarrës
të kësaj punëtorie ishin përfaqësues të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ministrisë
së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues tjerë të komunave partnere të MuSPP-it.
Në fjalën e tij hyrëse, Masayuki Yokota, ekspert nga fusha
e Menagjimit të Rreziqeve dhe Fatkeqësive , u ndal te roli i kësaj njësie si
pjesë e MuSPP-it. Kjo njësi merret me identifikimin e zonave të vërshimeve përgjatë
lumit Nerodime në Ferizaj dhe Stanishorka në Gjilan. Pjesë tjetër e veprimtarisë
së kësaj njësie është përforcimi i ndërtesave publike nga tërmetet.
Prezentimi i dhënë nga profesori Zoran Milutinovic, Ph.D. nga
Instituti i Ingjinjerisë së Tërmeteve dhe i Ingjinjerisë Seizmologjike nga
Shkupi, Maqedoni (ISIIS) u fokusua në reduktimin e dëmeve në rast të tërmeteve.
Tërmeti i Shkupit i vitit 1963 dhe pasojat fatale të tij ishin pjesë e këtij prezentimi. Sipas tij, Gjilani është në
të njejtën zonë të tërmeteve me Shkupin. Prezentimi kishte të bënte me inspektimin
e bërë nga zyrtarët komunalë dhe ekipa e MuSPP-it, për gjendjen aktuale të ndërtesave
shkollore në Gjilan. Inspektimi u bë në Fakuletin e Edukimit, dhe në 10 shkolla
tjera fillore dhe të mesme, si: Arberia,
Selami Hallaqi, Zenel Hajdini, Rexhep Elmazi, Thimi Mitko,
Ardhmeria-1, Musa Zajmi, Mehmet Isai,"Bora Stankovic dhe "Emin Duraku".
Në fund të prezentimit u konkludua se asnjë nga ndërtesat e
inspektuara nuk ishte rezistente në rast tërmetesh, të gjitha të ndërtuara para
periudhës së Kodit Seizmik të Ndërtimeve(1965). Për më shumë, ndërtesat e
inspektuara me sisteme të strukturave masive nuk janë seizmikisht të qëndrueshme,
dhe në të njejtën kohë edhe me strukturë të papërshtatshme për mjedisin seizmik
në të cilin ndodhen. Poashtu asnjëra nga
ndërtesat nuk janë në pajtim me standardet e sigurisë, dhe kërkojnë koeficient
të sigurisë 1.5 herë më të lartë se ky tash, p.sh me atë të ndërtesave të
banimit. Projekti për përforcimin e ndërtesave publike në rast tërmetesh është
projekt i përbashkët i Programit të Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor
dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit, dhe kushtoi rreth 100 000 euro, dhe do tw financohet
nga të dy palët.