Lajme dhe Ngjarje

Në Gjilan diskutohet për qëndrueshmërinë e ndërtesave publike në raste tërmetesh

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me stafin dhe konsultantët e Programit Mbështetës të Komunave në Planifikim Hapësinor organizuan punëtori për sigurinë e ndërtesave publike në këtë qytet dhe për solucionet e përforcimit të këtyre ndërtesave që të jenë më të qëndrushme në rast tërmetesh. Pjesëmarrës të kësaj punëtorie ishin përfaqësues të Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe përfaqësues tjerë të komunave partnere të MuSPP-it.

Në fjalën e tij hyrëse, Masayuki Yokota, ekspert nga fusha e Menagjimit të Rreziqeve dhe Fatkeqësive , u ndal te roli i kësaj njësie si pjesë e MuSPP-it. Kjo njësi merret me identifikimin e zonave të vërshimeve përgjatë lumit Nerodime në Ferizaj dhe Stanishorka në Gjilan. Pjesë tjetër e veprimtarisë së kësaj njësie është përforcimi i ndërtesave publike nga tërmetet.

Prezentimi i dhënë nga profesori Zoran Milutinovic, Ph.D. nga Instituti i Ingjinjerisë së Tërmeteve dhe i Ingjinjerisë Seizmologjike nga Shkupi, Maqedoni (ISIIS) u fokusua në reduktimin e dëmeve në rast të tërmeteve. Tërmeti i Shkupit i vitit 1963 dhe pasojat fatale të tij ishin pjesë e  këtij prezentimi. Sipas tij, Gjilani është në të njejtën zonë të tërmeteve me Shkupin. Prezentimi kishte të bënte me inspektimin e bërë nga zyrtarët komunalë dhe ekipa e MuSPP-it, për gjendjen aktuale të ndërtesave shkollore në Gjilan. Inspektimi u bë në Fakuletin e Edukimit, dhe në 10 shkolla tjera fillore dhe të  mesme, si: “Arberia”, “Selami Hallaqi”, “Zenel Hajdini”, “Rexhep Elmazi”, “Thimi Mitko”, “Ardhmeria-1”, “Musa Zajmi”, “Mehmet Isai”,"Bora Stankovic” dhe "Emin Duraku".

Në fund të prezentimit u konkludua se asnjë nga ndërtesat e inspektuara nuk ishte rezistente në rast tërmetesh, të gjitha të ndërtuara para periudhës së Kodit Seizmik të Ndërtimeve(1965). Për më shumë, ndërtesat e inspektuara me sisteme të strukturave masive nuk janë seizmikisht të qëndrueshme, dhe në të njejtën kohë edhe me strukturë të papërshtatshme për mjedisin seizmik në të cilin ndodhen.  Poashtu asnjëra nga ndërtesat nuk janë në pajtim me standardet e sigurisë, dhe kërkojnë koeficient të sigurisë 1.5 herë më të lartë se ky tash, p.sh me atë të ndërtesave të banimit. Projekti për përforcimin e ndërtesave publike në rast tërmetesh është projekt i përbashkët i Programit të Mbështetjes së Komunave në Planifikim Hapësinor dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit, dhe kushtoi rreth 100 000 euro, dhe do tw financohet nga të dy palët.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje