Lajme dhe Ngjarje
Punëtoria e dizajnit urban për zonat e rrezikuara nga përmbytjet në Ferizaj
Me 12 Shkurt 2010, Programi për Mbështetjen e Komunave në
Planifikimin Hapësinor Komunal (MuSPP) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt,
organizuan punëtori me qytetarë që jetojnë në zonat e rrezikuara nga vërshimet,
brenda zonës rurale dhe asaj urbane. Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte që
të mblidhte idetë dhe opinionet e pjesëtarëve të komuniteteve dhe të gjejë
zgjidhje pragmatike për veprimet e ardhshme.
Në fjalën e hyrëse, drejtoresha komunale e Urbanizmit, Qazime
Vata theksoi se kjo punëtori do të kontribuojë në pregatitjen e strategjisë për
parandalimin e përmbytjeve.
Ajo e vlerësoi punën e bërë më herët, duke i përmendur
rezultatet e hulumtimit dhe të studimit hidrologjik-inxhinjerik. Sipas saj ky është
vetëm fillimi i përmirësimit të kësaj pjese të qytetit por gjithashtu është
edhe një mundësi e mirë për komunitetin që të bëhet pjesë e procesit. Punëtoria
vazhdoi me prezentime nga ana komunës dhe UN-HABITAT-it.
Qëllimi projekteve të
investimeve kapitale ka të bëjë me parandalimin e përmbytjeve duke përdorur
mekanizma projektues, dhe për tu siguruar se zona në fjalë do të ketë qasje me
pjesën përreth. Projekti ka për qëllim të përmirësimit vizual dhe hapësinor të
zonës, duke i larguar mbeturinat dhe duke e mirëmbajtur zonën.
Punëtoria vazhdoi në punë
grupore, ku rekomnadimet e para që dolën kishin të bënin me sigurimin e një zone
të përbashkët për vetura dhe këmbësorë në pjesën lindore të lumit. Rekomandim
tjetër i dalë nga takimi ishte se shtrati i lumit duhet të zgjerohet për tu përshtatur
me shpejtësinë dhe sasinë e ujit gjatë sezonës së përmbytjeve. Punë tjera që
duhet bërë janë edhe largimi mbeturinave nga shtrati i lumit, përmirësimi i
sistemit të ujërave të zeza, gjetja e vendeve të përshtatshme për linja dhe
trafo të rrymës si dhe ngushtimi i rrugës në pjesën lindore të lumit me qëllim
të akomodimit të teknikave të parandalimit të vërshimeve.
Projekti për reduktimin e përmbytjeve
në Lumin Nerodime është projekt i përbashkët i Programit të Mbështetjes së
Planifikimit Hapësinor Komunal dhe Kuvendit Komunal të Ferizajt dhe do të
financohet nga të dy palët.