Lajme dhe Ngjarje

Menagjmenti i MuSPP-it dhe kryetari i Komunës së Ferizajt diskutojnë për masat e reduktimit të pasojave të përmbytjeve

Me 9 Mars 2010,  Menagjmenti i MuSPP-it u takua me kryetarin e Ferizajt për të diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në identifikimin e zonave të përmbytjeve. Qëllimi i takimit ishte që kryetarit dhe stafit komunal t’u prezentohen këshillat teknike për përmbytjet me qëllim të marrjes së vendimeve dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për identifikimin dhe përmirësimin e zonës.

Profesori Zoran Milutinovic nga IZIIS i prezentoi këshillat teknike, duke i ofruar dy zgjidhje të mundshme si: rehabilitimin e shtratit të lumit(vendsojen e murit), pa prishjen e  drejtimit të rjedhës së lumit si dhe rregullimin e rjedhës qëndrore duke e rehabilituar shtratin e lumit. Profesori theksoi se me rëndësi do të ishte ulja e nivelit të tokës, por sipas tij kjo pjesë ka nevojë të studiohet edhe më tutje nga ana e stafit komunal.

Pyetjet që dolën kryesisht kishin të bënin me tokën bujqësore, që aktualisht identifikohet si zonë e ardhshme e banimit në Planin Zhvillimor Urban, ku kjo gjë duhet të ndryshojë, me qëllim që zhvillimi të ndalet në këtë zonë. Po ashtu u diskutua edhe për fizibilitetin teknik të forcimit të shtratit të lumit në kuadër të përmirësimit të zonës. Në tokën pranë vendit të projektit ekziston një fushë sportive private, ku u shtrua nevoja për negociim me pronarin e tokës.

Pas takimit në zyren e kryetarit, takimi vazhdoi me drejtorët e Urbanizmit dhe Planifikimit si dhe me homolgët komunalë, ku u theksua se të arriturat e këtij projekti janë në dobi të komunës. Për vazhdimin e këtij projekti në të ardhmen dhe për  ta respektuar afatin e prezentimit të projekteve kapitale, komuna u pajtua që ta elaborojë këtë projet duke i shënuar zgjidhjet e preferuara teknike.

 

Kontaktet

UN-HABITAT zyra në Kosovë

Kati i 10-te 10000 Prishtina, Kosovo
Telefoni: +381 38 200 32611;
Faksi: +381 38 224 122
E-mail: info@unhabitat-kosovo.org

Fillimi > Qendra Mediale > Lajme dhe Ngjarje